16-11-2025

Prizren

Ndërroi jetë profesori i gjimnazit, Besnik Krasniqi i infektuar me Covid

Ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare, profesori i Gjuhës shqipe dhe letërsisë i gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Besnik Krasniqi, i cili ishte infektuar me Covid 19. Para një jave ai është shtrirë për trajtim në spital, pasi kishte rezultuar pozitiv. Një kohë ka qenë edhe anëtar i Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga […]

Spitali i Prizrenit më i ngarkuari në vend me pacientë me Covid-19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës gati ka prekur limitet e kapaciteteve për nga numri i pacientëve që janë duke u trajtuar. Sipas raportit të SHSKUK-së, këtë të hënë 917 pacientë kanë qenë të shtrirë aty, derisa 753 prej tyre tashmë janë të konfirmuar me COVID-19. Klinika Infektive, e cila aktualisht trajton mbi 110 pacientë, […]

Nisma për tezgat: Haskuka po e stimulon shitjen në rrugë e trotuare

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka kundërshtuar vendosjen e tendave mobile nga Komuna. Sipas këtij subjekti politik, me këto tenda po uzurpohen trotuaret. Reagimi i plotë nga NS: NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren reagon ndaj ozurpimit të trotuareve me tezga për shitës “ambulant” të cilën promovoi sot z.Haskuka. Mungesa e dijes dhe ideve se si […]

Haskuka përuron tezga mobile në Prizren për shitje e produkteve bujqësore

Kryetari i Komunës së Prizrenit,  Mytaher Haskuka ka njoftuar se tanimë ka filluar vendosja e 100 tezgave mobile për shitësit e produkteve bujqësore. Ai shkruar në profilin e tij në “facebook” se nëpërmjet tyre do të përmirësohen kushtet për zhvillimin e punës së tregtarëve tanë dhe do të mundësojmë krijimin e një ambienti më të […]

Rasti “Abi Çarshia” në Prizren, sipas të dëmtuarit tashmë deputetja Vrenezi kishte kërkuar me çdo kusht rrënimin

Në gjykimin ku tashmë deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jetmire Vrenezi, së bashku me të akuzuarit Islam Thaqi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi, po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ka vazhduar dëshminë e tij bashkëpronari i objektit “Abi Çarshia”, i dëmtuari Irfan Fusha. Gjatë seancës së mbajtur të hënën, në Gjykatën […]

30 raste të reja me Covid-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.586 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 774 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë […]

Shoferi shkel këmbësorin në Zhur dhe ik nga vendi i ngjarjes

Policia ka njoftuar se dje në fshatin Zhur ka ndodhur një aksident trafiku, ku një automjet ka goditur një këmbësor. Referuar policisë, pasi ka goditur këmbësorin, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Raporti i policisë: “Fsh. Zhur, Prizren, 28.03.2021-09:35. Është raportuar për një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet me targa […]

Haskuka thotë se Prizreni është gati ta fillojë vaksinimin

Pas një takimi virtual të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Asociacioni i Komunave lidhur me koordinimin dhe procesin e fillimit të vaksinimit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një shkrimi ne Facebook, ka deklaruar që Komuna e Prizrenit është e gatshme për administrimin e vaksinave kundër COVID-19 “Pas arritjes së kontigjentit të […]

Paraburgim ndaj dy të miturve për plaçkitje në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur,  ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, të miturve G.K., dhe H.B., për shkak të dyshimit të bazuar se të miturit G.K., dhe H.B., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale:  detyrim, i mituri G.K., edhe […]

Alarmante: Dy të vdekur me Covid në rajonin e Prizrenit, ndërsa 65 të infektuar në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 914 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë […]