04-05-2024

Haskuka thotë se Prizreni është gati ta fillojë vaksinimin

Pas një takimi virtual të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Asociacioni i Komunave lidhur me koordinimin dhe procesin e fillimit të vaksinimit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një shkrimi ne Facebook, ka deklaruar që Komuna e Prizrenit është e gatshme për administrimin e vaksinave kundër COVID-19

“Pas arritjes së kontigjentit të parë të vaksinave kundër Covid-19, sot kemi mbajtur një takim të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Asociacioni i Komunave, ku diskutuam në lidhje me koordinimin dhe procesin e fillimit të vaksinimit.
Me këtë rast, ministri Arben Vitia na njoftoi se me arritjen e kontigjentit të parë të vaksinave, të parët që do të fillojnë të vaksinohen do të jenë personeli shëndetësor, të cilët janë në vijën e parë të frontit dhe personat mbi moshën 80 vjeçare dhe me sëmundje kronike.

“Duke ia uruar detyrën e ministrit, zotin Vitia e njoftova që Komuna e Prizrenit është e gatshme për administrimin e vaksinave kundër COVID-19, në bazë të listave të rrezikshmërisë dhe theksova se në momentin që vaksinat të transportohen në Prizren, QKMF është e gatshme që të fillojë vaksinimin”, ka shkruar Haskuka.

Asnjë koment

Comments are closed.