24-04-2024

Shoferi shkel këmbësorin në Zhur dhe ik nga vendi i ngjarjes

Policia ka njoftuar se dje në fshatin Zhur ka ndodhur një aksident trafiku, ku një automjet ka goditur një këmbësor.

Referuar policisë, pasi ka goditur këmbësorin, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Raporti i policisë:

“Fsh. Zhur, Prizren, 28.03.2021-09:35. Është raportuar për një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet me targa vendore i cili me pasqyrë godet një këmbësor mashkull kosovar. Drejtuesi i automjetit i panjohur deri me tani pas goditjes së këmbësorit largohet në drejtim të panjohur. I lënduari pas tretmanit mjekësor lirohet për në shtëpi. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

Asnjë koment

Comments are closed.