08-06-2025

Prizren

Prizren: Aktakuzë ndaj një zyrtari policor

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër A.A., në cilësinë e zyrtarit policor, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas aktakuzës, i pandehuri A.A., me datë 05.06.2019 rreth orës 12:53 në Pikën Kufitare të Vërmicës, në cilësinë e zyrtarit policor duke shfrytëzuar detyrën […]

Ish-zyrtari i QR të Automjeteve në Prizren dënohet me burg dhe gjobë

Ish-zyrtari i Administratës në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve (QRA), në Prizren, Shkodran Baxhaku, i cili akuzohet për katër vepra penale, është dënuar me një vit burg dhe 1000 euro gjobë. Baxhaku akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumentit zyrtar, manipulim me prova, si dhe veprën penale, cenimi i fshehtësisë së korrespodencës dhe […]

Haskuka sulmon Kohën Ditore, për borxhet që Komuna s’arriti t’i mbledhë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka sulmuar gazetën “Koha Ditore”, për shkrimin me titull “Komuna e Prizrenit s’arrin t’i arkëtojë 20 milionë euro borxhe”, të botuar në edicionin e sotëm. Haskuka nuk i ka dërguar reagim gazetës, porse reagimin e ka bërë në një postim në rrjetin social Facebook. Në reagimin e tij […]

Çfarë pritet të ndodhë sot në Prizren?

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 14:00 Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Prizren. (Salla e mbledhjeve në “Shtëpinë e Bardhë). /GazetaePrizrenit.net/

Prizren, arrestohet një person për imponimin e deklaratave të rreme gjatë procedurës penale

Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prizren më 22 tetor ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprat penale fajde dhe detyrim. Sot, gjatë intervistimit të të dëmtuarve-dëshmitarëve, të njëjtit kanë deklaruar se i dyshuari B.Sh, mashkull k/shqiptar (vëllai i njërit nga të pandehurit), pas caktimit të paraburgimit nga gjykata kompetente, i […]

Kallëzim penal për kryetarin Haskuka (VIDEO)

Komuna e Prizrenit ka anuluar konkurset për drejtorë në disa shkolla dhe nuk i ka hapur më. Mandati i ushtruesve të detyrës ka skaduar me përfundimin e vitit të kalur shkollor. Me këtë rast, dikush ka ushtruar kallëzim penal kundër kryetarit Mytaher Haskuka, transmeton Klan Kosova.

Komuna shqipton vërejtje me shkrim për mësimdhënësin e Prizrenit

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prizrenit ka marrë masën disiplinore “Vërejtje me shkrim” ndaj mësimdhënësit, Selver Shantir, i cili ditë më parë kishte publikuar një fotografi në “Facebook” me disa nxënës të shkollës fillore “Motrat Qiriazi”, duke bërë përshëndetje ushtarake para një flamuri turk. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës […]

Prizren: Vlerësohet siguria në Parkun Inovativ

Në një vjetorin e Parkut Inovativ në Prizren, projekt i përbashkët i implementimit kosovar-gjerman, sot u zhvillua një takim i përbashkët ndërmjet drejtorit rajonal Faton Alija dhe zyrtarit të qendrës inovative Wolfgang LEIDIG, përfaqësues i GIZ-it, takimi ishte lidhur me çështjen e sigurisë në këtë zonë. Në këtë takim u vlerësua situata e sigurisë dhe […]

Prizren: Komuna s’arrin t’i arkëtojë 20 milionë euro borxhe

Borxhet e palëve të ndryshme ndaj Komunës së Prizrenit, sipas raportit të Komisionit për verifikimin dhe inkasimin e llogarive të arkëtueshme, paraqesin një barrë për pushtetin lokal, pasi që ato po shtohen prej vitit në vit, ndërkohë që kanë filluar të bëhen edhe të pamenaxhueshme me kapacitetet në staf dhe logjistikë. Gjetjet e këtij raporti […]

Ish-drejtori i Administratës në Prizren, Baldedaj mohon fajësinë për keqpërdorim pozite

 Ish-drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj, është deklaruar i pafajshëm për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Baldedaj, akuzohet se gjatë vitit 2018, ka shpërndarë 40 laptopë dhe çanta të tyre, për asamblistët e Kuvendit Komunal të Prizrenit, nga sasia totale prej 43 sosh dhe në vërtetimin mbi pranimin e tyre të nënshkruar nga […]