08-05-2024

Memoriali i komandant “Drinit” në prag të konkretizimit në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar për finalizimin e kontratës që ka të bëjë me ndërtimin e Memorialit kushtuar ish-komandantit të njohur të UÇK-së nga Prizreni, Ekrem Rexhës i njohur me nofkën “Drini”.

Referuar njoftimit, kontrata kap vlerën e përgjithshme prej rreth 139.500 euro, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Konkursi për Kompleksin Memorial kushtuar komandant Drinit është rishpallë pasi ofertuesit e paraqitur në konkursin e parë nuk i kanë plotësuar kriteret e parapara.

Ekrem Rexha, ish-komandant  i  Zonës Operative të Pashtrikut u vra në rrethana misterioze para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane”,  në mëngjesin e 8 majit 2000. Për veprimtarinë e tij nga Presidenti i Kosovës është dekoruar  “Hero i Kosovës”.

Hapësira e paraparë  prej 1.400m² për vendosjen e Memorialit për komandant Drinin gjendet në pjesën qendrore të Prizrenit, përkatësisht në rrugën “Adem Jashari”, apo në mini-parkun, përballë selisë së Kuvendit të Komunës (“Shtëpia e Bardhë).

Nuk njoftohet saktësisht se kur do të fillojnë punimet në terren. / GazetaePrizrenit.net /

 

Asnjë koment

Comments are closed.