26-10-2025

Prizren

36 foshnja të porsalindura për tri ditë në Prizren

Raporti i lindjeve për tri ditët e shkuara në Spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa ” Prizren, reparti obstetrik (salla e lindjes): Numri i përgjithshëm i lindjeve gjatë kësaj periudhe ka qenë 36. Numrin më të madh të të lindurve e përbëjnë femrat,  ndërsa në jetë kanë ardhur 20 vajza.  16 nga të porsalindurit janë të gjinisë […]

Përmes një faqe në “facebook” propozohet vendosja e “Skënderbeut” në qendër të Prizrenit

Përcaktimi i lokacionit për vendosjen e Monumentit të Skënderbeut në Prizrenit ka shkaktuar pakënaqësi, ndërsa në Prizren, kjo po bëhet edhe përmes llogarive  në “Facebook”, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Për një propozim për vendosje në qendrën e Prizrenit,  është hapur edhe një profil në Facebook:

Ambasadori austriak Pfandler viziton gjimnazin ”Gjon Buzuku” në Prizren (FOTO)

Në gjimnazin ”Gjon Buzuku” në Prizren, sot ka qëndruar  për një vizitë ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler. Në kuadër të aktiviteteve të diplomatëve evropian “EU Teach a Day” me nxënësit e kësaj vatre të diturisë është zhvilluar një bisedë e hapur dhe inkurajuese rreth mundësive për të rinj,  kryesisht rreth arsimimit në Evropë./GazetaePrizrenit.net

Zgjedhja e Rektorit të UPZ-së shtyhet për të mërkurën

Zgjedhja e Rektorit të Universitetit Publik i Prizrenit (UPZ) “Ukshin Hoti”, është shtyrë për të mërkurën në mesditë, shkruan “GazetaePrizrenit.net” . Këshilli Drejtues (KD) që vepron në kuadër të këtij universiteti, në mbledhjen e sotme bëri interivistimin e kandidatëve, por procedura e votimit u shty për të mërkurën. Përpos Prof. Dr. Ismet Temajt, që aktualisht është […]

Pakënaqësi rreth lokacionit për vendosjen e Monumentit të Skënderbeut në Prizren

Paralajmërimi për vendosjen e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Kryeqytetin historik të Kosovës, në Prizrenit, këtë 28 Nëntor, duket se ka shkaktuar pakënaqësi tek disa organizma, shoqata dhe qytetarë, për shkak të lokacionit të përcaktuar, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Vendi i Monumentit është përcaktuar të jetë në rreth rrotullimin tek ish-qendra tregtare “Ben -af”, përkatësisht […]

Delegacioni i arbëreshëve nga Italia sot qëndroi në Kryeqytetin historik të Kosovës, në Prizren (FOTO)

Një delegacion i arbëreshëve nga Italia ka vizituar sot Prizrenin, ndërsa për nder të tij, në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur një mbledhje, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Pas kësaj, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, që ka pritur anëtarët e delegacionit, ka deklaruar se ky ishte vetëm një fillim i kontakteve , pasi […]

Prizren: rekomandohet t’i ndërrohet lokacioni ariut

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka kërkuar ndihmë edhe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës për menaxhimin e situatës së sigurisë në fshatin Pouskë të Prizrenit, të krijuar pas sulmeve nga ariu i murrmë. Sipas njoftimit të AMMK-së, një ekip nga njësia ndërlidhëse e […]

Ramazani në Prizren (FOTO)

Në Prizren, sikur edhe në Kosovë dhe në komunitetin botëror myslimanë, sot ka nisur muaji i Ramazanit – muaji i agjërimit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ky është muaji i shenjtë, muaj i mëshirës. Nga minaretë e xhamive të shumta të qytetit, por edhe të fshatrave, thirrja e ezanit shënon fundin e agjërimit, përgjatë të cilit agjëruesit largohen […]

Arbëreshët nga Italia sot qëndrojnë në Prizren

Në kuadër të “Ditëve të Arbëreshëve në Kosovë”, sot një delegacion i arbëreshëve nga Italia do të vizitojë Komunën e Prizrenit. Me këtë rast, në ora  09:00 në sallën e Kuvendit Komunal, në “Shtëpinë e Bardhë” do të mbahet një mbledhje për nder të delegacionit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Delegacioni më pas do ta vizitojë edhe Lidhjen […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 08:30 Mbahet mbledhja e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës  (Ndërtesa e Komunës). Ora  09:00 Në kuadër të “Ditëve të Arbëreshëve në Kosovë”, një delegacion i arbëreshëve nga Italia do të vizitojë Komunën e Prizrenit. Në sallën e Kuvendit Komunal në “Shtëpinë e Bardhë” do të mbahet një […]