10-12-2024

Prizrenasit s’mund ta presin Komunën, nisin kositjen e barit në “Ortakoll”

Qytetarët e Prizrenit që banojnë në lagjen “Ortakoll” duket se nuk mund ta presin aq gjatë veprimin e Komunës, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në mungesë të mirëmbajtjes së kopshteve përreth banesave, ata kanë filluar ta kositin barin që është rritur së tepërmi, duke krijuar imazh të pahijshëm.

Kjo shihet edhe në fotot e dërguar nga një lexues në adresë të portalit “GazetaePrizrenit.net”.

Gazeta është interesuar dhe po pret përgjigjen nga autoritetet lokale rreth asaj së përse nuk po ndërmerret asgjë për pastrimin e hapësirave të gjelbëruara në “Ortakoll”. /GazetaePrizrenit.net/

Lexo edhe:

Hapësirat gjelbëruese në “Ortakoll” të Prizrenit pa mirëmbajtje

Asnjë koment

Comments are closed.