24-04-2024

Dy prizrenas të arrestuar për “marihuanë”

Tre persona janë arrestuar në dy raste të ndara, si të dyshuar për posedim narkotikësh në Prizren, por në njërin rast kjo nuk është vërtetuar, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në rastin e parë, policia ka njoftuar se dy të dyshuar, njëra femër (K/Shqiptar) janë arrestuar dhe nga ta janë konfiskuar dy telefona celularë, pasi që të njëjtit nga hetuesit janë zbuluar se kanë foto në telefon ku shihen sasi të marihuanës.

Me vendim të prokurorit është kryer bastisje në një lokacion por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari shkon në mbajtje ndërsa e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, sot në orët e para të ditës, është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar një sasi me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.87 gram.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.