Finlanda pastaj rrezikoi me disa kundërsulme por Etrit Berisha me super pritje ua mohoi golin.
Ishte Ernest Muçi që kaloi Shqipërinë në eprsinë me një supergol nga distanca, ku e la të shokuar portierin mysafir (35’).

Shqipëria e nisi më mirë edhe pjesën e dytë, ku Rey Manaj e vulosi fitoren pas harkimit të Elseid Hysajt (50’).
Finlandës faktikisht iu vështirësua edhe më shumë situata kur Tenho u ndëshkua me karton të kuq (67’) pas një ndërhyrje te Muçi.

Kësisoj, me këtë fitore Shqipëria vazhdon si lider me 12 pikë, ndërsa Finlanda mbetet edhe matematikisht në Ligën C edhe për një sezon, duke pasur vendin e tretë me shtatë pikë.

Përndryshe, Shqipëria në xhiron e radhës përballet me Bjellorusinë, që renditet e dyta me 10 pikë. Pra, për djemtë tanë nevojitet vetëm një barazim për t’u promovuar në Ligën B si dhe të sigurojë play-offin e Kampinatit Evropian 2028./Telegrafi/
