Lëndohet rëndë një person, në një aksident në Sharr (ish Dragash)

Policia ka raportuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në Sharr (ish Dragash).

Njoftohet se ndeshja ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/shqiptarë.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjerja femër K/shqiptare e cila është dërguar në spital për tretman mjekësor. /GazetaePrizrenit.net/