01-11-2025

Prizren

Opozitarizmi me pauza në Prizren

Reagimin opozitar të nisur në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, duket se e kanë zbehur çerekun e parë të këtij viti dy subjektet opozitare në Prizren, PDK e AAK. Kjo lenë të kuptohet se po veprohet me pauza, ndërkohë që kryetari i komunës Mytaher Haskuka, më tepër ka telashe me përçarjet brenda koalicionit […]

Hollësi të reja nga djegia e autobusit në Prizren

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes, ka shpërthyer në flakë autobusi në rrugën Zhur – Prizren, nga ky incident askush nuk është lënduar -njoftojnë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes. Këta dëshmitarë na kanë dërguar edhe pamjet e djegies së autobusit që ishte përfshirë i tëri në zjarr. Në vendngjarje kanë dalur zjarrëfikësit të cilët janë angazhuar […]

Në rrugën Zhur-Prizren digjet një autobus

Një autobus ka marr flakë në rrugën Zhur – Prizren. Arsyet e këtij zjarri ende nuk dihen, mirëpo në bazë të disa fotove shihet se i tërë autobusi është djegur. Më poshtë mund të shihni foto nga djegia e këtij autobusi./Insajderi.com

Gjimnazi “Gjon Buzuku” kremton përvjetorin e themelimit duke ranguar sukseset

Me shfaqjen e një programi kulturo-artistik në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, gjimnazi “Gjon Buzuku” sot kremtoi 78-vjetorin e themelimit, duke numëruar një varg suksesesh, si dhe duke theksuar se nga kjo vatër diturie ka dalë pjesa më e madhe e kuadrove të qytetit dhe më gjerë, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Me këtë manifestim është përmbyllur […]

Në Ditën Botërore të Ujit, shpresojmë që mos ketë reduktime në Prizren

Dita Botërore e Ujit, sot do të shënohet edhe në Prizren. Shpresojmë që së paku, në këtë ditë të mos ketë reduktime, por në krojet e të gjithë qytetarëve të rrjedh uji, që edhe gjatë vitit të kaluar shpesh ka munguar, qoftë për shkak të defekteve të shpeshta e të gjata, qoftë për shkak të […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 11:00 Mbahet debati publik me qytetarë lidhur me “Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit”. (Salla e Kuvendit Komunal “Shtëpia e Bardhë” në Prizren) . Ora 12:00 Me një manifestim kulturor-artistik, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, gjimnazi “Gjon Buzuku” kremton përvjetorin e 78 të themelimit. E plotësuar: Me rastin e Ditës […]

Gjashtë të porsalindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve gjashtë. 2 meshkuj 4  femra 2  lindje “cezariane”  (me operacion). Karakteristikë gjatë këtij 24 orëshi është numri më i vogël apo përgjysmë më pak i të porsalindurve krahasuar me ditën paraprake, […]

Haskuka bleu qumësht më shtrenjtë se Shpend Ahmeti në Prishtinë

Në sasi të vogël, Komuna e Prizrenit që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka po blen qumësht me çmim shumë të shtrenjtë. Jo për nxënësit, por për furnizimin e bufes me pije. Komuna e Prizrenit e realizoi një tender në fund të vitit të kaluar në vlerë prej 24.648,00 eurove. Në këtë kontratë që vlen deri në […]

Prizren: Përzgjedhet shkolla që do të shndërrohet në ndërtesë ekologjike

EC Ma Ndryshe ka nisur zbatimin e projektit “EKO Shkolla”, në kuadër të të cilit kishte hapur thirrjen për përzgjedhjen e një shkolle të mesme publike të qytetit të Prizrenit, e cila do të përfitojë nga programi afatgjatë për edukim mjedisor dhe efiçiencë të energjisë. Të drejtë për të qenë pjesë e kësaj gare kanë […]

I mituri ngacmon seksualisht bashkëmoshataren në Prizren

Një femër e mitur është ngacmuar seksualisht nga një person po ashtu i mitur në Prizren. Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30, në rrugën e “Shkronjave”. “I dyshuari moshë e mitur mashkull K/shqiptar, ka sulmuar seksualisht viktimën gjithashtu moshë e mitur femër K/Shqiptare”, njofton Policia. Me vendimin e prokurorit, i dyshuari pas […]