18-05-2024

Në Ditën Botërore të Ujit, shpresojmë që mos ketë reduktime në Prizren

Dita Botërore e Ujit, sot do të shënohet edhe në Prizren. Shpresojmë që së paku, në këtë ditë të mos ketë reduktime, por në krojet e të gjithë qytetarëve të rrjedh uji, që edhe gjatë vitit të kaluar shpesh ka munguar, qoftë për shkak të defekteve të shpeshta e të gjata, qoftë për shkak të problemeve tjera.

Një gjendje e tillë ka qenë kryesisht në një pjesë të lagjes Bazhdarhane. Në disa pjesë të tjera për shkak të mungesës, shtypja e ujit është mjaft e dobët.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se me rastin e Ditës Botërore të Ujit,  do të organizohen këto aktivitete vetëdijësuese:

Në orën 14:00, në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha” do të organizohet një program nga kompania për ujësjellës dhe kanalizim “Hidroregjioni Jugor” në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit.

Po ashtu në këtë kohë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare do të mbahet një ligjëratë informuese nga drejtoresha e Institutit Regjional të Shëndetit Publik në Prizren, Nurishahe Hulaj./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.