11-11-2025

Prizren

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Bëhet vënia e gurthemelit për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lubizhdë të Prizrenit. 11:00 Vënia e gurthemelit për terrenin sportiv, në lagjen “11 marsi” Prizren. 12:00 Mbahen aktivitete artistike për nderë të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut (Lokacioni: Shtëpia e Kulturës – Prizren) 13:15 Mbahet turneu i futbollit i […]

Inspektorati prizrenas largon produktet serbe me mbishkrimin ”Kosovë dhe Metohi”

Ndër produktet në sasi më të mëdha, të cilat janë larguar gjatë aksionit të Inspektoratit komunës së Prizrenit, për largimin e produkteve të importuara nga Serbia, të cilat i drejtohen Kosovës me emërtime në kundërshtim me emrin kushtetues, si “Kosovë dhe Metohi”, “Kosovo Unmik”, “Kosovo 1244”, “Kosovë Rezoluta 1244” ka artikuj me përmbajtje higjienike dhe ushqimore, shkruan […]

Apeli e lë në paraburgim “Burdushin”

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit Hysni.Peçani i njohur si Burdushi. Në njoftimin për media nga Gjykata e Apelit bëhet e ditur është lënë në fuqi aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prizren të […]

Përurohet salla e edukatës fizike në shkollën “Fadil Hisari” të Prizrenit

Në kontekstin e kremtimit të Ditës së Flamurit kombëtar, në shfmu “Fadil Hisari” të Prizrenit përurohet salla e edukatës fizike. Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, që ka marr pjesë në ceremoninë e organizuar, ka thënë se krahas mësimit në klasë, nxënësit e kësaj shkolle tani e tutje do të kenë kushte të përshtatshme […]

Paraburgim prizrenasit për tentimvrasjes

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1)muaji ndaj të pandehurit me iniciale E.E. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë, në bashkëkryerje. […]

Prizreni mbështet modelin e Shqipërisë të shërbimeve efektive

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit kanë vizituar Tiranën dhe Krujën me qëllim që të njihen me praktikat e mira të transformimit të ofrimit të shërbimeve administrative. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ata kanë vizituar Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara, Qendrën Kombëtare të Biznesit në Tiranë dhe Bashkinë e Krujës, shkruan sot “Koha Ditore”. Komuna […]

Shtatë të porsalindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve shtatë. 3 meshkuj 4 femra 2 lindje me operacion. /GazetaePrizrenit.net

Lidhja Shqiptare e Prizrenit bëhet me shtatoret e tre baballarëve të shtetit (foto)

Në hapësirën e kompleksit monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit janë përuruar shtatoret e tre liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u shpreh se është kënaqësi që sot ndodhet në Prizren, duke shtuar se ky muaj përkon me shumë përvjetore. “Jemi pikërisht në një muaj të festave, […]

Droga përreth shkollave të Prizrenit, policia flet për ulje të rasteve

Përfaqësues të policisë në Prizren, kanë njoftuar se kohët e fundit janë identifikuar dhe kapur disa shpërndarës të substancave narkotike përreth shkollave të Prizrenit, ndërsa sipas tyre kjo ka ndikuar për zvogëlimin e rasteve të kësaj natyre, sikurse edhe të përdoruesve, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Çështja e drogës përreth institucioneve arsimore të Prizrenit tashmë përbën një shqetësim. […]

Veseli në Kuvendin zgjedhor të nëndegës së Korishës

Nëndega e PDK-së në Korishë të Prizrenit, sot në ora 13:00 mban Kuvendin e saj zgjedhor. Në ceremoninë solemne të hapjes së punimeve do jetë pjesëmarrës edhe Kryetari i këtij subjekti, Kadri Veseli. Në një njoftim të degës së PDK-së në Prizren, ndër të tjera thuhet se përgatitjet për procesin zgjedhor janë duke ecur në […]