03-05-2024

Kult/ Arsim

Në Teqenë e Demjanit të Hasit kremtohet nata e Sulltan Nevruzit (FOTO)

Sonte është nata e Sulltan Nevruzit, që në Kosovë shënohet nga Bashkësia e Tarikateve. Për të shënuar festën, në Teqenë e Halvetive në Demjan të Hasit, të prirë nga Shejh Bajrami janë mbledhur dervish dhe shumë besimtarë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Dita e Sulltan Nevruzit përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë […]

Sot në Prizren do të shënohet Dita Botërore e Poezisë

Sot është Dita Botërore e Poezisë. Për ta shënuar atë edhe në Prizren, shoqata për kulturë dhe art “Fidani”,  sot organizon takim letrar. Takimi mbahet në lokalet e SHKA “Agimi” në orën 17:00. Me këtë rast do të përurohet vëllimi poetik “Poema për Natashën” i autorit Ion Deaconescu nga Rumania./GazetaePrizrenit.net/

Tetë librat më të pamundur për t’u kuptuar

(Autorë të mëdhenj, fuqia intelektuale e talentit të të cilëve është tepër e vështirë të kapet nga lexuesi) Ata janë thuajse të gjithë autorë të mëdhenj, me talent të padiskutueshëm Dhe ndoshta këtu fillon keqkuptimi me lexuesin, tek diferenca intelektuale. Që nga Ricardson, themeluesi i romanit psikologjik në shek.XVIII, tek kolosët gjermanë të filozofisë Hegel […]

‘Hasjania’ e Luan Mulliqit në Prizren me veshje që kërkohet të futet në UNESCO

Në Galerinë e Hamamit në Prizren është hapur ekspozita personale “Hasjania”, e skulptorit Luan Mulliqi. Veshjet e grave hasjane, një ndër veshjet më unikale, vlerë e trashëgimisë, u kthye në frymëzim për skulptorin Mulliqi që e gdhendi me mjeshtëri në dru, alumin, mermer, bronz, plexiglas e shumë materiale të tjera. Në këtë ekspozitë, Mulliqi ka […]

54 vite nga vdekja e Fan Nolit

Sot bëhen 54 vjet nga vdekja e Fan Stilian Nolit. Regjimi zogist i rikthyer me të ashtuquajturën Fitoren e Legalitetit më 24 dhjetor të vitit 1924, e dënoi atë me vdekje në mungesë. Programi i tij me njëzet pika për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, ndër të cilat edhe reforma agrare, ishte tejet i nxituar […]

A e dini historinë “Po shkunden plakat”?

Sipas rrëfimeve nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit mars lidhen me “mitin e plakave”. Në disa krahina të vendit ky mit kujtohet në fillim të muajit kur marsi i mori ditë borxh shkurtit ç’ka shpjegon edhe arsyen se përse shkurti është muaji më i shkurtër. Ndërsa për […]

27 vjet nga vdekja e Martin Camajt

Sot bëhen 27 vjet që nga vdekja e shkrimtarit dhe albanologur shqiptar, Martin Camaj në Munih. Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore.   Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhandër mbas të […]

“Hasjania” në vendin e vet si rrëfim me shenja unike

Njëra prej ikonave të trashëgimisë arkitekturore të Prizrenit, gjatë këtyre ditëve është duke i bërë nikoqirllëk mbretëreshës së etnografisë së kësaj ane. Në këtë mënyrë, gjatë këtyre ditëve ato janë duke e plotësuar njëra-tjetrën në shpalosjen para publikut të vlerave të shumta kulturore. Ekspozita personale e skulptorit Luan Mulliqi, e quajtur “Hasjania”, pas shëtitjes nëpër […]

Në Panteonin e letërsisë antitotalitare

Arben Veselaj (Duke e lexuar librin “Kur sunduesit grinden” nga Ismail Kadare, botoi “Onufri”, Tiranë 2018) Brenda letërsisë së Kadaresë, ashtu siç ka një “korpus të romaneve osmane” ka dhe një “korpus sovjetik”, nga i cili kanë dalë shumë vepra që japin mesazhe të fuqishme përtej kufijve kohorë. E, brenda “korpusit sovjetik” libri më i […]

Kadaresë i rriten mundësitë për të fituar çmimin Nobel

Nuk është hera e parë për shkrimtarin, të kandidohet për çmimin “Nobel”. Ismail Kadare ka dy mundësi këtë vit, për të marrë një “Nobel”. Akademia Suedeze nuk ndau çmimet për letërsinë, për shak se u përfshi në një skandal seksual. Tashmë me një profil të njohur për lexuesit nga e gjithë bota, Kadareja renditet si […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.