26-04-2024

Prizreni po mban “Natën e Bardhë”, aktivitete deri në mëngjes (Foto)

Në Prizren, natën midis të shtunës dhe të dielës po mbahet manifestimi kulturor, Nuit Blanche  (Nata e Bardhë), ngjarje kjo që sipas zyrtarëve mbahet për herë të parë në një qytet të Ballkanit, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Ceremoninë e ka hapur kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka së bashku me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, përfaqësuesen nga Komuna e Parisit, Isabelle Mallez, si dhe drejtoreshën e Aleancës Fraceze, Anne-Sophie Veyrier.

Fotografia e Mytaher Haskuka

Edicioni i parë i ngjarjes kulturore dhe të artit bashkëkohor Nuit Blanche Prizren, njëkohësisht e fut Prizrenin në hartën e qyteteve ndërkombëtare ku organizohet ky aktivitet si Parisi, Roma, Toronto e Madridi.

Derisa përfaqësuesit francez, kanë folur fjalë miradije për Prizrenin, duke e vlerësuar atë si një qytet të monumenteve kulturo-historike, Haskuka një falënderim të veçantë për këtë, ia ka dedikuar edhe nënkryetarit të Parisit, Christoph Girard, “i cili e inicioi këtë organizim dhe mundësoi që ai të mbahet në qytetin tonë.

Fotografia e Mytaher Haskuka

Me këtë rast dy rrugët kryesore të Prizrenit, ajo “Remzi Ademaj” dhe rruga “Adem Jashari”, nga pasditja pjesërisht janë bllokuar për qarkullim të veturave, por do të jenë të hapura vetëm për qytetarë, në të cilat do të ketë aktivitete të ndryshme gjatë gjithë natës.

Në fakt rruga do të jetë e bllokuar nga kthesa që lidhet me rrugën “Faik Emrush” (te ish-qebaptorja Sarajeva) deri tek udhëkryqi përballë PTK-së. Ky segment rrugor do të jetë i mbyllur deri në ora 07:00 në mëngjes.

Fotografia e Mytaher Haskuka

Nata e bardhë organizohet në partneritet mes Komunës së Prizrenit, Komunës së Parisit, Ambasadës Franceze, Aleancës Franceze, Institutit Francez, Bashkimit Europian dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në këtë edicion do të jenë gjithsej 16 aktivitete në lokacione të ndryshme brenda Qendrës Historike të qytetit, përfshirë edhe objektet fetar, ku parashihet të performojnë mbi 20 artistë. Ceremonia e hapjes është bërë pranë Urës së Gurit, për të vazhduar më pas me itinerarin sipas programit./GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Mytaher Haskuka

Asnjë koment

Comments are closed.