03-05-2024

Kult/ Arsim

Tradita e Hasit në Romajë, në dokumentarin e vitit 1972 (VIDEO)

Në filmin dokumentar  ‘Prizreni, Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë’ të prodhuar në vitin 1972, nga Zastava Film, ku paraqitet historia, traditat dhe bukuritë e Prizrenit, paraqiten edhe pamje të veshjes tradicionale të Hasit, në fshatin Romajë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”: Dokumentari është gjetur në arkivin e Kino Lumbardhit për herë të parë u shfaq në ekspozitën “Përnjëherë […]

Publikohet dokumentari “Prizreni, Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë” i vitit 1972

Dokumentari “Prizreni – Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë” i prodhuar nga Zastava Film në vitin 1972 me regji nga Zvonimir Saksida, paraqet historinë, traditat dhe bukuritë e Prizrenit me qëllim të promovimit të potencialit turistik të qytetit. I gjetur në arkivin e Kino Lumbardhit për herë të parë u shfaq në ekspozitën “Përnjëherë e mjegullt […]

Prizren: Promovohet libri kushtuar nënës i gjeneralit shqiptar Kudusi Lama

Përfaqësues të institucioneve të ndryshme, miq e bashkëpunëtorë të autorit, sot në Prizren morën pjesë në promovimin e librit monografik “Nëna ime, Mihane Lama”, të gjeneralit shqiptar, Kudusi Lama, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Para të pranishmëve në kompleksin “Europa”, albanalogu nga Tirana, Emil Lafe ndër të tjera tha se ky libër meriton vlerësime  të larta, sepse sakrifica […]

Besëtytnitë shqiptare, për miqtë dhe miqësitë

Në librin “Doke e Zakone shqiptare”, mbledhur nga Atë Donat Kurti dhe botuar pas vdekjes së tij nga françeskanët shqiptarë, në fund të çdo kapitulli vendosen besëtytnitë që lidhen me çdo krahinë e zakon. Kështu, në fund të kapitullit “Miqsija në Dukagjin”, në pikën e katërt shkruhet: “Besëtytni në lidhni me mik. – Kur gatojca […]

Sonte në Prizren premiera e monodramës “02.08.1944”

Sonte në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren do të shfaqet premiera e monodramës “02.08.1944”, që trajton temën e viktimizimit të romëve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kampin e Përqendrimit në Auschwitz, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Autori i saj Edis Galushi,  ka paraqitur burgosjen  e afër 23 mijë romëve në këtë kamp. “Nata e 2 […]

Hapen në Prizren zyrat e Ministrisë së Kulturës (foto)

Në një ceremoni, në të cilën mori pjesë edhe kryetari  i Kuvendit, Kadri Veseli, sot në Prizren u bë hapja e zyrave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Kjo e bën Prizrenin të parin qytet, pas kryeqendrës që do të ketë një sektor qeveritar .Në ceremoni, por ministrit të MKRS-së, Kujtim Gashit, […]

Ndërron jetë aktorja turke me prejardhje shqiptare

Kinematografia turke ka humbur edhe një prej ikonave të saj. Ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë aktorja turke me prejardhje shqiptare, Aysen Gruda. E lindur më 22 gusht 1944 në Stamboll nga një familje shqiptare, aktorja është konsideruar si ikona e filmave dhe serialeve të Turqisë. Ayşen Gruda u shfaq në disa muzikale […]

Filmi serb për krimet ndaj shqiptarëve më 1999 vjen në Prizren

Një film i veçantë – i realizuar nga një regjisor serb që hap një nga episodet më të errëta të luftës në ish-Jugosllavi – do ta hapë programin e premierave në kinemanë e qytetit të Prizrenit. “The Load”, me regji të Ognjen Glanoviq, do të shfaqet në “DokuKino” të enjten. Filmi me titull origjinal “Teret” […]

Ministria e Kulturës prezanton ambientet e saj në Prizren (foto)

Ministria për Kulturë, Rinisë dhe Sport (MKRS) sot ka prezantuar mjediset e saj në objektin ku ndodhet selia e saj në Prizren, ku së shpejti një pjesë pritet të transferohet, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Prezantimi i tyre është bërë në profilin e MKRS-së. “Ambiente të gatshme për bartjen e një pjese të MKRS-së në qytetin historik. Hapja […]

551-vjetori i vdekjes së Skënderbeut manifestohet me aktivitete në Lezhë

551-vjetori i ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu u përkujtua sot në Lezhë, në një ceremoni të organizuar në Memorialin e Skënderbeut. Memoriali u hap sot për herë të parë pas rikonstruksionit të tij, që nisi 8 muaj më parë. Bashkia Lezhë do të vendosë në 2 mars, shtatoren e Gjergj Kastriot […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.