13-12-2024

Kalaja e Prizrenit bëhet me muze arkelologjik

“Kalaja e Prizrenit, është monumenti më i veçantë i trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës, simbol i qytetit, pjesë e ndritshme e identitetit kulturor të Kosovës”, tha ai.

“Ky monument, fal përkushtimit të MKRS-së si dhe Fondit të Ambasadorit Amerikan ka marr një pamje tjetër, solemne, është dhe mbetet Arkivi i Kosovës sidomos për epokën, historinë e periudhës mesjetare. Tani më, Kalaja e Prizrenit është plotësuar edhe me një komponentë shumë të rëndësishme, pra Muzeun e Kalasë”, tha Gashi.

Ai tha se ky muze do të jetë multidimensional ku do të organizohen edhe shumë aktivitete tjera kulturore.

“Funksioni i këtij Muzeu është multidimensional, ku krahas ekspozitës së përhershme, në këto ambiente do të mund të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore ndërkohë që, është krijuar ambienti i përshtatshëm edhe për stafin menaxhues të këtij aseti të trashëgimisë kulturore”, tha ai.

“Ekspozita, të cilën po e përurojmë përmban thesarin më të mirë të trashëgimisë kulturore të Kosovës, eksponate të cilat janë zbuluar kryesisht nga zona e Prizrenit dhe në Kalanë e Prizrenit. Në Kala janë zbuluar struktura të shumta arkitekturore, objekte të ndryshme qoftë enë, armë, stoli, monedha të epokave tw ndryshme etj. Ky thesar i veçantë flet, dëshmon, jo vetëm mbi proceset kulturo – historike, por edhe mbi zhvillimin ekonomik, kulturor dhe marrëdhëniet e veçanta të shkëmbimit kulturor dhe ekonomik, tregtar të kësaj zone, me Adriatikun dhe botën mesdhetare”, shtoi Gashi.

“Përurimi i Ekspozitës në Muzeun e Kalasë së Prizrenit është organizuar në shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, ne si MKRS i kemi kushtuar vëmendje të veçantë aktiviteteve të cilat shpërfaqin të kaluarën, traditën tonë të ndritshme kulturore, arkeologjike”, tha ai.

Gashi tha se ky aset i trashëgimisë kulturore së shpejti do ta ketë edhe planin e menaxhimit, si dokument bazë për funksionalizim të mëtutjeshëm të këtij monumenti.

“Do të vazhdojmë edhe më fuqishëm ta përkrahim fushën e trashëgimisë kulturore, po ashtu, përkujdesjen e MKRS-sw do ta kenë edhe shumë projekte të tjera, të cilat kanë të bëjnë me monumente tjera, në një të ardhme shumë të afërt edhe ato do të shndërrohen në monumente të veçanta të turizmit kulturor, trashëgimisë shpirtërore, të kujtesës tonë historike”, shtoi ai.

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, tha se kohëve të fundit në Kosovë i është dhënë një hapësirë më e madhe trashëgimisë kulturore dhe kujtesës.

“Ne jetojmë në kohën ku shpejtësia e lëvizjes së popujve matet me ekomomi, me përmbushjen individuale të qytetarve dhe kapacitete tjera që ka një vend dhe në këtë koh globale krijohet përshtypja që identiteti i trashëgimisë kulturore e kujtesa nuk e kanë peshën e tyre, por viteve të fundit ka rikthim në tema të tilla dhe për një shtet të ri si Kosova dhe një popull të vjetër rikthimi në trashwgimi e histori është prej mundwsive më të mira të studiohet dhe për jetën tonë individuale”, tha ai.

“Kalaja e Prizrenit dhe muzeu e kanë rikthyer peshën qw ka Prizreni historikisht”, shtoi ai.

Organizatori i Muzeut, Shafi Gashi, tha se Kalajae e Prizrenit është një resurs i Kosovës ku duhet shfrytëzuar për të mirë.

“Në ditë nuk ngelim pa 1 mijë vizitor dhe shpresoj se ky monoment do të sjellë edhe buxhet financiar sepse nuk guxon të mbetet nën financimin e Qeverisë dhe të shërbejë për financimin e projekteve tjera”, tha Gashi.

Ai ka falënderuar MKRS-në për të gjithë ndihmën që i është dhën këtij monumenti.

Asnjë koment

Comments are closed.