28-03-2025

Kult/ Arsim

Pensionohen profesorët, Skender Berisha e Fadil Bytyçi

Gjimnazi “ Loyola” në Prizren, përmes një njoftimi në faqen e tij në facebook, bën të ditur se gjatë ditës së sotme janë pensionuar dy profesorët e nderuar, Skender Berisha dhe Fadil Bytyçi. “Sot, në ALG – Loyola-Gymnasium, kemi pasur nderin të organizojmë një ceremoni të veçantë për pensionimin e dy pedagogëve, Prof. Fadil Bytyçi […]

Listat për inspektorë arsimi – raportohet për nepotizëm, favorizim e manipulim

Ky konkurs është nën kritikë nga një numër i lartë i kandidatëve për favorizim dhe nepotizëm të dukshëm, shkelje të parimit të barazisë dhe manipulim të rezultateve, sipas burimeve tona. Shqetësimet e tyre, bazuar në informatat që kemi siguruar, shprehen përditë në institucionet më të larta që merren me shqyrtimin e ankesave, shkruan faqja Mësuesit […]

Sot mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen testit të maturës

Sot është ditë e rëndësishme për nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë. 19 mijë e 200 prej tyre do t’i nënshtrohen testit të maturës, ku nga rezultatet e kësaj sfide, varet e drejta e tyre për shkollimin e mëtejmë. Ndërkaq, 500 nxënësve iu është refuzuar kjo e drejtë, për shkak të mos aplikimit të […]

Temperaturat e larta, ja çfarë rekomandohet për shkollat në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka propozuar që orët mësimore, në ato shkolla ku nuk ka kondicionerë ajërit dhe ujë të pamjaftueshëm të pijes, të shkurtohet nga 45 minuta në 30 minuta, për shkak të temperaturave të larta. Për shkak të temperaturave ekstreme të larta, ne si IHMK japim propozim që në shumë institucione, sidomos në […]

Pensionohet profesori prizrenas, Adem Gavazaj

Sot është pensionuar njëri nga veteranët e arsimit prizrenas, profesori Adem Gavazaj, i cili së fundi punoi në gjimnazin “Remzi Ademaj”, përcjell Gazeta e Prizrenit. Derisa mbushi moshën 65 vjeçare, punoi me dekada në arsim, duke dhënë kontribut në edukimin e gjeneratave të shumta. Pas një postimi të bërë një profilin e tij në ‘facebook’, Gavazaj […]

Foto: Në Has dikur, veku ishte pjesë e çdo familjeje

Në Has dikur veku ishte pjesë e çdo familjeje. Vajzat e gratë punuan duke ruajtur traditën. Tash kanë mbetur pak artizane, të cilat e mbajnë “gjallë” veshjen e tyre tradicionale karakteristike./ Gazeta e Prizrenit Foto nga antropologia amerikane, Janet Reineck, vitet e 80-ta të shekullit të kaluar.

Euro 2024: Piktura e shqiptarit do shfaqet në muzeun e futbollit në Dortmund

Pikturat e artistit shqiptar, Guri Madhi, do të shfaqen në Muzeun e futbollit në qytetin e Dortmundit në Gjermani. Aty do të shfaqet tabloja e piktorit shqiptar “Kur nuk shkojnë në stadium”, e realizuar në vitin 1986. Kjo me rastin e Kampionatit Evropian, i cili nis më 14 qershor. Organizatorët përveç futbollit, kanë parashikuar edhe […]

Paraqitja online e Provimit të Maturës lansohet në e-Kosova

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se është lansuar në platformën e-Kosova paraqitja online e Provimit të Maturës Shtetërore. Sipas MAShTI-it, paraqitja online e provimit ka për qëllim të lehtësojë punën e të gjithë maturantëve, shkollave, komunave dhe MAShTI-t në këtë proces. “Përveç paraqitjes online të Provimit Shtetëror të Maturës, kjo platformë do […]

Në Prizren përurohen librat e akademikëve: Marenglen Verli dhe Beqir Meta nga Tirana

Në Prizren u bë përurimi i librave “Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX”, të akademikëve: Marenglen Verli dhe Beqir Meta nga Tirana, raporton Gazeta e Prizrenit. Po ashtu është përuruar edhe vëllimi Shqipëria në dokumentet amerikane, ku prezantuan edhe Andi Hadri dhe Ibrahim Gashi. Në ceremoninë e rastit, që u mbajt në librarinë “Altera” në […]