18-04-2024

Kult/ Arsim

Pensionohet veterani i arsimit prizrenas, profesori i gjimnazit, Muhamet Çollaku

Në moshën 65 vjeçare, u pensionua veterani i arsimit prizrenas, që punoi në gjimnazin “Gjon Buzuku”, profesori i Gjeografisë, Muhamet Çollaku, përcjell Gazeta e Prizrenit. Ai ia kushtoi një jetë të tërë arsimit, duke dhënë kontribut në edukimin e gjeneratave të shumta, fillimisht në Zym e pastaj në Prizren. Profesori Çollaku punoi në vitet sfiduese […]

Paralajmëron Nagavci: Në qershor nis testimi i mësimdhënësve për pagë më të lartë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar se në qershor të vitit 2024 do të nis testimi i mësimdhënësve për pagë më të lartë. Në konferencën për media, Nagavci ka thënë se po bashkëpunojnë me Shqipërinë për hartimin e udhëzuesit për realizim të këtij procesi. “Jemi në proces të udhëzuesit që […]

A ka pësuar metamorfozë Shaqir Totaj? ( pjesa 2 )

Kryetari Totaj, në gjysmën e mandatit ka dështuar në përmbushjen e shumë premtimeve në arsim (njërin prej sektorëve kryesorë), si në përzgjedhjen meritore të mësimdhënësve, heqjen e shkumësit nga përdorimi në shkolla, e të mos flasim për digjitalizim. Tashmë nuk janë as shujtat ditore në shkollat fillore. Asgjë nuk bëri as për mësimdhënësit që vazhdojnë […]

Prizren: UPZ nderon pesë veteranë të arsimit

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, nderoi me mirënjohje veteranët e arsimit, të cilët dhanë kontribut në këtë institucion, raporton Gazeta e Prizrenit. Për kontributin e dhënë në zhvillimin e arsimit të lartë janë u janë ndarë Mirënjohje: Prof. Rushit Rexhëbeqaj, Prof. Mejdi Elezi, Prof. Ryzhdi Tytynxhiu, Prof. Semahate Mashkulli, dhe Prof. Zahadin Shemsedini. Rektori i […]

Shejh Tahiri i Planejës angazhohej për shkollim dhe ndalimin e shpërnguljes së shqiptarëve

Shejh Tahiri i dytë u lind në vitin 1897 në fshatin Planejë-Has, Komuna e Prizrenit. Ishte shejh në Teqenë e Planejës pas Sheh Sylës, i katërti me radhë nisur nga themeluesi i saj që ishte Sheh Tahiri i Parë, shkruan Gazeta e Prizrenit. Sipas profesor Fidan Shehut, në vitin 1931 në fshatin Planejë hapet një Mejtep (shkollë […]

Shkolla e Mjekësisë në Prizren, fituese e garës së eko-klubeve

Sot u mbyll gara kreative ndërmjet pesë eko-klubeve të shkollave të mesme Prizrenit, në kuadër të projektit “Promovimi i vlerave natyrore përmes të rinjve të Prizrenit”, ku fituese u shpall Shkolla e Mjekësisë, raporton Gazeta e Prizrenit. Pos saj në garë morën pjesë edhe shkollat: “Remzi Ademaj”, “Gjon Buzuku”, dhe qendrat e kompetencës “Ymer Prizreni” […]

Prizren: Ismet Temaj e fiton rastin në Gjykatë: Shkarkimi nga pozita e rektorit të UPZ-së u bë kundërligjshëm!

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesëpadinë e Ismet Temaj, ku Këshilli Drejtues i Universitetit Publik ”Ukshin Hoti” në Prizren e kishte shkarkuar nga detyra si rektor në vitin 2021. Sipas dokumentit të siguruar nga GazetaBlic, përveç Temajt, kërkesëpadia i është aprovuar edhe Shemsi Morinës e Soner Yildierim, të gjithë nga Prizreni. Në këtë dokument […]

Ja sa para shtesë fitojnë mësimdhënësit për kualifikim e inflacion

Opinioni juridik që Gjykata Supreme ka lëshuar për Kontratën Kolektive në favor të mësimdhënësve ka vënë në pikëpyetje projektet kapitale që komunat kanë planifikuar në sektorin e arsimit. Gjykata e shkallës së tretë iu ka dhënë të drejtë mësimdhënësve që të përfitojnë shtesat e kualifikimit e edhe kompensimin bazuar në shkallën e inflacionit. Sipas përllogaritjeve […]

Qyteti historik i Prizrenit pa bibliotekë, ndërtimi i saj s’përfundoi as pas 10 vjetësh

Në Kosovë, është një qytet me të cilin të gjithë krenohen, por ky qytet nuk ka as bibliotekë. Ky është Prizreni e në fakt në qytetin historik, bibliotekë kishte edhe në vitin 1513 dhe në vitin 1800. Por tani, objekti që nisi për këtë qëllim, gati dhjetë vjet më parë, është shndërruar në strehë për […]

Prizren: Qeverisja e Totajt jep tender afro 25.000 euro për Arsim, reagon dega e LDK-së – kërkon hetime

Dega e LDK-së në Prizren, shpreh shqetësimin e radhës për mënyrën e shpenzimit të parasë së qytetarëve të Komunës së Prizrenit nga ana e qeverisjes komunale të Shaqir Totajt. Shpërblimi i individëve të caktuar, për shërbimet e kryera në procesin tashmë të kompremetuar të përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave, nëpërmjet favorizimeve e “taktikave”, në dëm […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.