18-04-2024

Kult/ Arsim

140 flakadanë në Kala për 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Shënimi i 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit është karakterizuar me ndezjen e 140 flakadanëve në mbrëmjen e 10 qershorit, në kalanë e Prizrenit. Aktiviteti është zhvilluar në kuadër të një ceremonie të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka përmbyllur manifestimet e kësaj dite me një koktej tek Sheshi i Lidhjes.

Te Lidhja shpaloset mbishkrimi “Veç Shqipni etnike…”

Kremtimi  i 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sot në Prizren është karakterizuar me aktivitete të shumta kulturore e letrare. Në kontekstin e kremtes një grup i të rinjve, përpara ndërtesës së Muzeut, shpalosi mbishkrimin në përmasa të mëdha “Veç Shqipni etnike, kurrgjo tjetër”. Kjo ka zgjuar interesim te vizitorët, të cilët edhe kanë shkrepur […]

Vihet gurthemeli i shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes

Në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare, në oborrin e Lidhjes së Prizrenit vihet gurthemeli i kompozicionit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes së Prizrenit, Ymer Prizrenit (kryeministër), Abdyl Frashërit (Ministër i Punëve të Jashtme) dhe Sulejman Vokshit (Ministër i Mbrojtjes).   Përveç kryeministrit Ramush Haradinaj morën pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, […]

Haradinaj në LSHP: Pajtimi me Serbinë, pa pazare të ndyta ndaj shqiptarëve (video)

Kuvendi i Kosovës, në shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mbajti seancë solemne në Kompleksin Monumental të LSHP-së, në të cilën mori pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi. Në hapjen e mbledhjes, Kryeparlamentari Kadri Veseli, vlerësoi qershorin si muaj të historisë kombëtare. “Këtu u mblodhën burrat më […]

Dita e Lidhjes

Sot në Prizren shënohet 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për nder të jubileut të njërës prej ngjarjeve më të rëndësishme kombëtare,  në Kompleksin monumental, por edhe në lokacione të tjera të qytetit organizohen një varg aktivitetesh kulturore  e sportive, shkruan “gazetaeprizrenit.net”. Organizimet bëhet nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me atë të Shqipërisë dhe […]

140 vjet histori e sfidë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (foto)

Nesër shënohet 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP), njërës nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Lidhja ishte lëvizja e parë shqiptare e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake, pas kohës së Skënderbeut.   Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët  thirrën një Kuvend mbarëkombëtar, i cili […]

Prefektët e 12 qarqeve të Shqipërisë zotohen për bashkëpunim me Prizrenin

Prefektët e qarqeve të Shqipërisë të premten kanë vizituar Prizrenin, me ç’rast me autoritetet komunale janë dakorduar për nevojën e rritjes së bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, por edhe të kulturës, sportit e fushat e tjera. Meqë vizita është realizuar në vigjilje të shënimit të 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryetari i Prizrenit, Mytaher […]

Teatri “Bekim Fehmiu” i  Prizrenit rishfaqi dramën “Roberto Zucco”  

Teatri i qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren, në Shtëpinë e Kulturës, mbrëmë shfaqi reprizën e dramës “Roberto Zucco” të Bernard Marie Koltes, në regjinë e Qendrim Rijanit. Succo bëri vrasjet e tij të para të njohura më 1981, kur ai goditi me vdekje nënën e tij dhe të atin, një oficer policie, i cili kishte […]

12 prefektët nga Shqipëria takime vëllazërore në Prizrenin historik

Në kontekstin e kremtimit të 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sot në Prizren po qëndrojnë 12 prefektë nga zonat më të rëndësishme të Shqipërisë, përfshirë edhe ata të Tiranës, Shkodrës e Vlorës,  transmeton “gazetaeprizrenit.net”. Ata janë pritur në një takim edhe nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ndërsa kanë pasur një bisedë […]

Në ditën e LSHP-së vihet gurthemeli për shtatoret e liderëve të Qeverisë së Lidhjes

Komuna e Prizrenit ka publikuar programin me aktivitetet e parapara gjatë kremtimit të 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Me këtë rast në komunën e Prizrenit do të organizohen aktivitet të shumta kulturore dhe sportive. Vënia e gurthemelit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes Më poshtë e gjeni agjendën e plotë të manifestimeve […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.