05-06-2026

Prizren

Policia jep detaje per vdekjen e personit nga rryma

Mbrëmë,  ( 28.02.2026) , rreth orës 22:00, në fshatin Manastiric – Prizren, ekipi i emergjencës mjekësore kishte konstatuar vdekjen e një personi, raporton Gazeta e Prizrenit. Policia në Prizren konfirmoi për Gazetën e Prizrenit se viktima, R.B., mashkull rreth 50 vjeç, dyshohet se ishte ngjitur në një shtyllë elektrike, për të rregulluar një problem elektrik. […]

Një person humb jetën pasi goditet nga rryma në Prizren

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës, teksa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike në Prizren. Ai është goditur nga rryma dhe si pasojë është rrëzuar në tokë. Në raportin 24-orësh thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i urgjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. […]

Prizren: Kosova humb ndaj Sllovakisë në parakualifikime për “Eurobasket 2029”

Kombëtarja e Kosovës në basketboll u mposht nga Sllovakia me rezultat 89:78 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2029. Ndonëse Kosova e nisi ndeshjen më mirë duke fituar çerekun e parë 27:18, mysafirët përmbysën gjithçka në çerekun e dytë dhe ruajtën epërsinë deri në fund. Kosova luajti pa Dardan […]

Rekord në Prizren: Policia godet parkingjet e parregullta – 106 gjoba vetëm për dy orë

Parkimet e parregullta mbeten një sfidë e përditshme për qytetin e Prizrenit. Ato jo vetëm që pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve, por shpesh krijojnë situata të rrezikshme për sigurinë e qytetarëve. Policia njofton se është e vendosur të intensifikojë kontrollet dhe të ndërmarrë masa konkrete për të garantuar rend dhe siguri në […]

Akuza për çështje arsimore mes opozitës dhe pushtetit në mbledhjen e Kuvendit të Prizrenit

Kuvendi i Prizrenit sot ka patur shumë punë për të bërë, pasi dje Komiteti për Politikë dhe Financa, ia kishte rekomanduar 17 pika të rendit të ditës, numër ky i madh pikash për kuvendarët, ku disa prej tyre në fillim të seancës së sotme, kërkuan reduktimin e tyre, por pas votimit kjo u refuzua. Në […]

Prizren: Arrestohet një i dyshuar për su*lm ndaj tre personave

Tre persona dyshohet se kanë pësuar lëndime nga një i dyshuar, në Landovicë të Prizrenit, paraditen e së hënës. Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e sulmit njëri prje viktimave ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar. “Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet […]

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” merr akreditim 5-vjeçar

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka arritur akreditim institucional 5-vjeçar, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe konsolidimin e arsimit të lartë në Kosovë. Vlerësimi maksimal është rezultat i raportit të ekspertëve ndërkombëtarë, i cili u miratua nga bordi i Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) në mbledhjen e mbajtur më 23 shkurt 2026, duke […]

Vdes 44-vjeçari që u rrëzua nga lartësia në Prizren

Një 44-vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë nga Spitali i Prizrenit, si pasojë e lëndimeve të marra nga rënia nga lartësia. Lajmin ka konfirmuar Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente të QKUK-së. Syla ka treguar se viktima kishte rënë nga lartësia dhe kishte pësuar lëndime […]

Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familjes së 3-vjeçares që vdiq nga shembja e murit në Qendrën Historike të Prizrenit

Ka marrë epilog procesi gjyqësor në procedurë civile pranë Gjykatës Themelore Prizren– dega në Suharekë, për rastin e 3-vjeçares Xh.G., e cila kishte vdekur nga rënia e murit të një shtëpie brenda Qendrës Historike në Prizren. Qeveria e Kosovës- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit detyrohet se në emër të dëmit material dhe jomaterial t’ia […]

Prizren: Ia kërkuan viktimës 100% kamatën mujore, kërkohet paraburgim për të arrestuarit për faj*de

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurve F.B., dhe L.G., të cilët gjenden në ndalim 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Fajdeja”. Sipas kërkesës së prokurorisë, nga data […]