02-09-2025

Prizren

Prizren: Lëndohen dy zyrtarë policorë dhe dy civil të aksidentin në Vlashnje

Një aksident ka ndodhur te rrethi i hyrje-daljes së autostradës, pjesa Jug në fshatin Vlashnje të Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit Si pasojë e aksidentit në mes dy veturave civile, janë lënduar katër persona.Rastin për portalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyçi Ai theksoi se dy nga të lënduarit […]

Prizren: Aksident te rrethi i hyrje-daljes së autostradës, pjesa Jug

Një aksident ka ndodhur te rrethi i hyrje-daljes së autostradës, pjesa Jug në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit. Në foton e dërguar nga një lexues, shihet gjendja e veturave, por nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia nuk ka dhënë ende informacione rreth ngjarjes.  

Prizren: Qentë endacakë “pushtojnë” sheshin “Shatërvan” ( VIDEO )

Qendra e Prizrenit, përkatësisht sheshi  “Shatërvan” duket se është shndërruar në zonë të qenve endacakë, të cilët janë bërë pjesë e pandashme e saj. Përpos rrugëve në lokacione të tjera, qentë endacakë që ndonjëherë edhe sulmojnë janë rishfaqur në numër më të madh edhe në zonën që dedikohet për këmbësorë, snë qendër të qytetit, shkruan […]

Prizren: 17-vjeçari e ther me thikë vëllain e mitur, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku për motive ende të panjohura gjatë një mosmarrëveshjeje mes dy vëllezërve, ka mbetur i therur me thikë një 15-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se i mituri është dërguar atje me […]

LVV-ja me kritika për “keqqeverisje” në Komunën e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE në Prizren, sot mbajti konferencë për medie në të cilen, kritikoi keqqeverisjen në Komunën e Prizrenit nga kryetari Shaqir Totaj gjatë muajit shkurt. “Në këtë konferencë për media folën dy asambleistë të saj në Kuvendin Komunal, Islam Thaçi dhe Ilir Gashi. Komunikata: Thaçi, gjatë fjalimit të tij, tha se edhe gjatë muajit shkurt […]

Prizren: Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Një person nga Prizreni, por që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policia, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas raportit të Policisë arrestimi është bërë në rrugën “Naip Berisha”, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata. Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ai është dërguar në vuajtje të dënimit në […]

Nënkryetari i Prizrenit thotë që ish-drejtori i Administratës, Baldedaj nuk e ka pasur detyrë përpilimin e vërtetimit mbi pranim-dorëzimin e laptopëve

Në Gjykatën Themelore në Prizren, në rigjykimin ndaj ish-drejtorit të Administratës në Prizren, Ilir Baldedaj, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, është dëgjuar në cilësinë e dëshmitarit, i cili deklaroi se i akuzuari Baldedaj nuk e ka pasur detyrë të përpilojë vërtetimin për pranim-dorëzimin e laptopëve. Baldedaj akuzohet se ua kishte shpërndarë 40 laptopë […]

Fenomeni hasjan: Për 5 ditë grumbulluan 130 mijë € për shërimin e djaloshit Gëzim Balaj nga Dedaj

Aktivistë të angazhuar për sigurimin e mjeteve materiale për trajtimin mjekësor në Turqi, të djaloshit 18 vjeçar, Gëzim Balaj nga Dedaj i Hasit, kanë njoftuar për grumbullimin e shumës së paraparë, prej 130 mijë euro, aq sa kërkoheshin nga një spital turk, raporton Gazeta e Prizrenit. Përmes rrjeteve sociale, ata njoftuan për përfundimin e suksesshëm […]

Pensionohet veterani i arsimit prizrenas dhe veprimtari, Beqir Letaj

Sot, në moshën 65 vjeçare u pensionua veterani i arsimit, Beqir Letaj, profesor i Historisë, i cili një jetë të tërë ia kushtoi arsimit, duke dhënë kontribut në edukimin e gjeneratave të shumta në komunën e Prizrenit. U lind në vitin 1958 në fshatin Lukije të Hasit, ndërsa në vitin shkollor 1977/78 e filloi punën […]

Prizren: Ish-asamblistja e akuzuar thotë se kriteret për ankand publik janë vendosur pas vlerësimit nga zyrtari ligjor i pronës

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të premten, e akuzuara Ganimete Babuna, ish-asmbliste e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ka deklaruar se kriteret për ankand publik janë vendosur pasi që zyrtari ligjor nga zyra e pronës e ka vlerësuar vlefshmërinë dhe bazën ligjore të tyre. Në këtë rast, të akuzuarit Levent Kasemi, ish- drejtor i Shërbimeve Publike, […]