19-07-2024

Prizren: Paraburgim të dyshuarit që theri me thikë një person

Gjykata Themelore në Prizren, të premten, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren dhe ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit R.Xh. i cili nga Policia e Kosovës është arrestuar për therjen me thikë dy herë në pjesën e gjoksi të dëmtuarin M.B. dhe në pjesë të ndryshme vitale të trupit M.B.

Përmes komunikatës për media, gjykata ka njoftuar se të dyshuarit R.Xh. i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, e cila llogaritet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria të dyshuarin R.Xh po e ngarkon me veprën penale vrasje në tentativë, pasi i njëjti në 1..

Prokurori i rastit, Petrit Kryeziu, në seancën e paraburgimit ka njoftuar se i dëmtuari M.B, sot është dërguar në QKUK dhe se i njëjti është duke luftuar për jetë.

Ndryshe, Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se është therur me thikë një person në Prizren dhe është arrestuar një i dyshuar në lidhje me këtë rast.

Bëhet e ditur se personi i therur me thikë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.