27-02-2026

Prizren

Kurti me 5 ministra sot në Prizren

Kryeministri Albin Kurti sot do të vizitojë parkun e inovacionit në Prizren. Bashkë me të do të jenë edhe kryediplomatja, Donika Gërvalla-Schwarz, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari si dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Kryeministri Kurti merr pjesë në Konferencën […]

Gjendje e rënduar nga vërshimet në Krushë të Vogël (VIDEO)

Uji ka vërshuar sipërfaqe të mëdha në fshatin Krushë e Vogël të Prizrenit. Sipas një lexuesi që ka dërguar edhe një video, një pjesë e tokës tashmë ndodhet nën pushtetin e ujit, pasi lumi ka dalë nga shtrati, raporton Gazeta e Prizrenit.  

Kurti e Murati nesër në Prizren, e prezantojnë para qytetarëve buxhetin për vitin 2023

Kurti e Murati nesër në Prizren, e prezantojnë para qytetarëve buxhetin për vitin 2023. Në një takim me qytetarë në Prizren, Qeveria e Kosovës njoftoi se do të prezantojë Buxhetin për viti 2023. “Nesër jemi në Prizren, në orën 15:00, në sallën Dokukino”, njoftoi Qeveria. Njoftimi i plotë: Qeveria e Republikës së Kosovës fillon takimet […]

Prizreni formon Shtabin Emergjent për gatishmëri emergjente nga të reshurat e shiut

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim për themelimin e Shtabit Emergjent për gatishmëri emergjente lidhur me gjendjen e krijuar nga të reshurat e shiut, raporton Gazeta e Prizrenit. Në njoftimin nga Komuna, thuhet se ky Shtab do të jetë i angazhuar 24 orë në ditë, gjatë gjithë javës, dhe do t’i merr të gjitha masat […]

Prizren: Shtatë persona përfshihen në një përleshje

Një përleshje ku janë përshirë shtatë persona ka ndodhur në fshatin Reqan të Prizrenit. Mbështetur në raportin e Policisë, si pasojë e rrahjes një person ka pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta e Prizrenit. Raporti nga PK: Fsh. Reqan, Prizren 19.11.2022 – 23:50. Shtatë persona janë përfshirë në një rrahje pas një mosmarrëveshje që kishin ndërmjet vete. […]

Rrahje në një lokal në Prizren, përfshihen femra e meshkuj

Një përleshje, ku janë përfshirë edhe dy femra ka ndodhur mbrëmë në një lokal të Prizrenit, ndërsa një person është arrestuar. Sipas Policisë, si pasojë e rrahjes një femër ka pësuar lëndim të rëndë në fytyrë, raporton  “Gazeta e Prizrenit”. Raporti i PK-së: Prizren, 19.11.2022 – 21:45. Është raportuar për një rrahje në një lokal në […]

Komuna e Prizrenit ka shpenzuar 33% të buxhetit për investime kapitale

Për 9 muaj të këtij viti (janar-shtator) Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Përparim Rama i LDK-së, ka shpenzuar vetëm 9% të buxhetit të paraparë për investime kapitale. Përkatësisht nga 57 milionë € buxhet të planifikuar në këtë kategori, Rama për periudhën janar-shtator 2022 i shpenzuar rreth 5 milionë euro, raporton Front Online. Edhe […]

Prizren: Dy të arrestuar për përleshjen në lagjen “28 Nëntori” (Ortakoll)

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar kryesorë në lidhje me rastin e përleshjes, që ndodhi të enjten mbrëma në lagjen “28 Nëntori” (Ortakoll),  të Prizrenit, ku njëri nga të lënduarit përfundoi në spital, në gjendje të rëndë, si pasojë e lëndimeve që mori nga goditjet, raporton Gazeta e Prizrenit. Nga burime të portalit brenda […]

Në Prizren u mbajt festivali i fëmijëve “FLUTURAT”

Mbrëmë në Palestrën e Sporteve në Prizren, u mbajt Festivali për fëmijë “Fluturat 2022” në të cilin u paraqitën 17 këngëtarë Fluturën e argjendë e fitoi Jora Hoxha me këngën “Macja ime” e kompozuar nga Hekuran Krasniqi. Vendin e parë e fitoi Luna Salihu me këngën “Alo alo” të kopozitores Adelina Bega. Vendin e dytë […]

Prizren: Gjykimi ndaj ish-drejtoreshës së Inspekcionit dhe inspektorit të ndërtimit në Suharekë, dëshmitari thotë se objekti i tij ishte rrënuar tërësisht

Në Gjykatën Themelore në Prizren, në gjykimin ndaj të akuzuarve Jehona Rrafshi- Lumi dhe Hafir Maliqaj, të premten është dëgjuar dëshmitari Blerim Gashi, i cili ka thënë se objektin e tij Inspekcioni ia kishte rrënuar tërësisht. “Po, komplet ka qenë i rrënuar…ne rindërtimin e kemi filluar nga zero, pasi që nuk kemi mundur të shfrytëzojmë […]