14-05-2024

Inspektorati i Prizrenit intervenon në disa rrugë për lirimin e hapësirave

Drejtoria e Inspektorateve në kuadër të Komunës së Prizrenit, ka intervenuar në disa rrugë për lirimin e hapësirave dhe krijimin e kushteve për lëvizje të lirë të qytetarëve, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Në bazë të detyrës zyrtare dhe kërkesës nga Policia e Kosovës, për lirimin e hapësirave publike ka kryer kontrolle në rrugët “Hasan Prishtina”, “Ukë Bytyqi”, “Rruga e Muhaxherëve”, Tregu te auto-parkingu dhe auto-tregu në rrugën Prizren-Therandë” thuhet në njoftimin e Komunës.

Gjatë këtij aksioni, janë hartuar 7 procesverbale, ku janë larguar automjetet nga trotuaret dhe mallrat që ishin pengesë për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe rrugë

Mund të jetë një imazh i frutë dhe ambiente të jashtme

Asnjë koment

Comments are closed.