24-08-2025

Prizren

Policia kap mbi 3 kilogramë marihuanë në kufirin me Shqipërinë në Morinë

Sonte rreth orës 19:00 në pikën kufitare Vermicë/Morinë në kufirin Kosovë-Shqipëri, një veturë me targa kosovare është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe në të njëjtën janë kapur disa kilogramë drogë të llojit marihuanë. Siç njofton RTK, brenda policisë kufitare kanë bërë të ditur se vetura e tipit VW Toureg me targa KS me të […]

Në Prizren raportohet për një të vdekur nga Covid

Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv  në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se njëri rast është nga Spitali i Prizrenit. Me tepër nuk janë dhënë detaje, për identitetin dhe moshën, transmeton Gazeta e Prizrenit. Lexo edhe: Në Prizren mbahet aktivitet vetëdijësues për Kancerin e […]

Si më larguan nga puna si transfuziologe?

Dr. Luljeta Gashi, transfuziologe, thotë se pas tri vjet pune dhe angazhimi profesional në mënyrë arbitrare dhe urdhëruese tentohet t’i ndërrohet vendi i punës nga Prizreni në Gjakovë. Për këtë janë deklaruar edhe edhe zyrtarët përkatës.

Në Prizren mbahet aktivitet vetëdijësues për Kancerin e Gjirit

Për nder të muajit të ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxha, gjatë ditës së sotme morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe QKMF, transmeton Gazeta e Prizrenit. Në  Sheshin “Shatërvan” në Prizren ku është bërë shpërndarja e […]

Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Arbanë-Landovicë (FOTO)

Hyrja për në qytetin e Prizrenit tashmë pritet të jetë më e lehtë për gjakovarët. Kjo pasi të enjten janë inauguruar punimet për zgjerimin e rrugës Arbanë-Landovicë. Kjo rrugë tre milionëshe u tha se do të plotësojë nevojat e banorëve të kësaj ane, e cila do të lidhë Gjakovën, Pejën dhe Istogun me autostradën e […]

Sot 4 raste në reja me Covid në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv […]

Arrestohet një person për narkotikë në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren pasi posedonte substanca narkotike në automjetin e tij, shkruan Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 min. në rrugën  “Ismail Kryeziu” në Prizren. Lexo Edhe: Komuna e Prizrenit mezi arrin mesin e tabelës për përfaqësimin gjinor (Dokument) “Është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar […]

Komuna e Prizrenit mezi arrin mesin e tabelës për përfaqësimin gjinor (Dokument)

Komuna e Prizrenit,  të cilën e udhëheq Mytaher Haskuka mezi ka arritur të radhitet në mesin e tabelës ndër komunat e Kosovës për vitin 2019, sa i përfaqësimit gjinor. Ndër fushat e Ministrisë së Pushtetit Lokal (MPL), ku prezantohen rezultatet e komunave nëpërmjet 19 fushave të kompetencave, që janë nën përgjegjësi të tyre, paraqitet edhe performanca […]

Çfarë ngjarjesh pritet të ndodhin sot në Prizren?

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 11:30 Mbahet aktiviteti sensibilizues organizuar nga Drejtoria e Shëndetwsisë dhe QKMF me rastin e shënimit të muajit të Kancerit të Gjirit. (Sheshi “Shatërvan” në Prizren) Ora 12:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në përurimin e klasave parashkollore të SHFMU “Mati Logoreci”, të renovuara […]

Analisti përlotet në emision, tregon si forcat serbe para syve ia prenë kokën dajës së tij

Analisti Ardian Kastrati, është përlotur derisa sa ka treguar një ngjarje gjatë luftës që i ka ndodhur. Kastrati ka treguar se me 28 nëntor të vitit 1998, e kishte përjetuar një tmerr dhe ditë të rëndë vet ai, ku me sytë e tij kishte parë teksa dajës së tij serbët ia kishin prerë kokën dhe […]