23-04-2024

Këto janë lokalitetet e rajonit të Prizrenit të rasteve të reja me Covid

Krahasuar me ditën paraprake, edhe sot është raportuar për rritje të rasteve të prekura nga Covid-19, por shifrat kanë qenë shumë më të larta se ditëve të tjera, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Në nivel të Kosovës, dje kanë qenë 34  raste më shumë, ndërsa sot numri i tyre ka arritur në 196 më shumë se një ditë më parë.

Krahasuar me dje edhe në Prizren ka shifra më të larta apo 21 raste më tepër, pasi dje ishin 9 të infektuar, ndërsa sot 30.

Alarmante është se brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit janë raportuar 3 raste të vdekjes, 2 prej të cileve në Prizren dhe një në Suharekë. Brenda dy dite, në këto komuna numri i të vdekurve të raportuar ka arritur në tetë.

Në Prizren kanë vdekur një 74 dhe 70 vjeçar, ndërsa në Suharekë një 60 vjeçar.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 963 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, të infektuarit janë nga qyteti dhe disa fshatra, ndërsa transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

Asnjë koment

Comments are closed.