03-05-2024

Shpallet lista preliminare e përfituesve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit në Prizren

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Prizrenit ka shpallur listën preliminare të përfituesve për përkrahje në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Referuar njoftimit, përzgjedhja e përfituesve është bërë në bazë të vlerësimit të komisionit sipas kritereve të përcaktuara paraprakisht.

Listën preliminare të përfituesve në fushën e rinisë dhe sportit (Lot I, II dhe III) mund të gjeni në : https://kk.rks-gov.net/…/Lista-preliminare-e…

Në këtë sektor janë shpallur si përfitues mbi 60 individë e subjekte, nga të gjitha komunitetet, që jetojnë në  Prizren.

Kurse listën preliminare të përfituesve në fushën e kulturës mund të gjeni në: https://kk.rks-gov.net/…/Lista-preliminare-e…

Në këtë sektor janë shpallur si përfitues 63 individë apo subjekte, nga të gjitha komunitetet.

Lexo edhe:

Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit të rasteve të reja me Covid

 

Asnjë koment

Comments are closed.