I akuzuari për krime lufte, Darko Tasiq është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren. Ndaj Tasiq u shqiptua dënimi unik prej 22 vite burgim, raporton “Betimi për Drejtësi”. Aktgjykimi u shpall të hënën, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Artan Sejrani. Për pikën e parë të aktakuzës, Tasiq u dënua me 7 vite burgim, […]