20-04-2024

Pamje nga vendi ku u dogj një person brenda makinës në Prizren

Një person është gjetur i djegur sot në Prizren.

Lajmin e Indeksonline e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Policia së bashku më prokurorin dhe njësitet kompetente janë në vendin e ngjarjes dhe është duke u hetu një rast si vdekje e dyshimtë. Tjera informacione në lidhje me këtë rast nuk kemi, po e presim deri të përfundojë raporti dhe pastaj do të jetë një raport shtesë në lidhje me rastin”, ka thënë ai.

Gashi shton se informacionin e kanë marrë sot në orën 15 e 17 minuta, derisa ngjarja ka ndodhur saktësisht në afërsi të fshatit Vlashnje të Prizrenit.

Ndryshe, trupi i personit është gjetur i karbonizuar totalisht nga flakët dhe se i njëjti është djegur brenda një makine.

Indeksonline sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetëm hiri i mbetur dhe zjarrfikësit teksa pastrojnë atë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.