04-05-2024

Aeroporti i Prishtinës njofton se ka anuluar fluturimet deri më këtë datë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka njoftuar se trafiku ajror është akoma i bllokuar deri më 27 qershor.

Përmes një postimi në Facebook, APN thotë se kjo mund të ndryshojë në çdo kohë, për vazhdim apo largim të ndalesës e cila sipas tyre vendoset nga Qeveria e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje po ashtu edhe në nisje, andaj ju lusim të adresoni pyetjet/kërkesat si dhe shqetësimet tuaja në adresë të tyre dhe jo te ne”, thuhet në njoftim.

APN thotë se është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje po ashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota.

Asnjë koment

Comments are closed.