07-05-2024

Para vendimit final për Darko Tasiqin – krushjanët vendosin fotografitë e të vrarëve në rrethojat e Gjykatës

Sot pritet të mbahet aktgjykimi përfundimtar në Gjykatën Themelore të Prizrenit ndaj të akuzuarit për krime lufte, Darko Tasiq.

Krushjanët në rrethojat e Gjykatë kanë vendosur fotografitë e të vrarëve, njofton Klan Kosova

Familjarët e viktimave të mërkurën kanë protestuar para Gjykatës dhe kanë kërkuar dënim të rëndë për Tasiq.

Gjykata Themelore e Prizrenit të mërkurën ka mbajtur seancën ku u shpall fjala përfundimtare në rastin e Darko Tasiq, ndërsa aktgjykimi pritet të bëhet sot në ora 13:30

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.