28-10-2025

Prizren

Koronavirusi, testohen edhe 26 persona nga Prizreni

Një pjesë e qytetarëve e Prizrenit vazhdojnë të mos përfillin rekomandimet e institucioneve shëndetësore, që të reduktojnë në masë të madhe lëvizjen e tyre dhe mos të qëndrojnë në grupe. Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, njofton se pas konfirmimit të mbrëmshëm të tre rasteve të reja së të infektuarve, gjatë ditës së sotme janë […]

21 vjet nga masakra në Lugishtë të Hasit

Sot, mbushen 21 vjet nga masakra në fshatin Lugishtë të Hasit. Këtë herë, për shkak të pandemisë, nuk do të ketë manifestim. Vitin e kaluar  portali “GazetaePrizrenit.net” ka botuar një shkrim kushtuar kësaj masakre, të cilin mund ta lexoni në linkun: 20 vjet nga masakra e forcave serbe në Lugishtë të Hasit  

Haskuka: Edhe në Prizren mund të shpallet karantina

Tri raste të reja, sot kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Pas kësaj, kryetari i komunës së Prizrenit,  Mytaher Haskuka,  ka reaguar duke thënë se nëse vazhdojnë daljet në qytet, edhe Prizreni mund të shpallet karantinë. Ai ka bëri thirrje që të gjithë t’i respektojmë masat, transmeton Gazeta e Prizrenit. “Ekipet do të konstatojnë numrin […]

Prizren: Dy punëtorë shëndetësorë dhe një roje në ujësjellës të infektuar me koronavirus

Katër  persona kanë dalë të infektuar me COVID-19 nga rajoni i Prizrenit, tre nga Prizreni e një nga Suhareka. Visar Shehu, drejtor komunal i shëndetësisë në Prizren ka thënë për Kallxo.com se  të tria rastet janë raste kontakti. “Dy nga rastet janë nga Spitali Regjional i Prizreni, personel shëndetësor, një mjek dhe një infermiere dhe […]

Përveç karantinës, Korisha përballet edhe me mungesë të energjisë elektrike

Drejtori për Emergjenca dhe Siguri në komunën e Prizrenit,  Faruk Dakaj ka reaguar përmes një postimi në ‘facebook’ se Korisha që ndodhet në karantinë gjatë ditës së sotme, po përballet edhe me mungesë të energjisë elektrike. Postimi i plotë: Karantina po respektohet dhe mirëkuptohet nga banorët në Korishë, por duam rrymë nga KEDS. Përderisa Ministria […]

Prizren: Paraburgim për dhunë familjare

Gjykata Themelore e Prizrenit, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale B.J. nga fshati Lubizhdë e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale dhuna në familje dhe mospërfillja e gjykatës, raporton “Gazeta e Prizrenit”. Në kumtesën e Gjykatës, thuhet se […]

Prizren: Konfiskohet një sasi mishi në një thertore

Policia ka njoftuar për një rast të kontrabandimit në Prizren. Bëhet fjalë për një thertore në rrugën “Ismet Jashari-Kumanova”. “Është raportuar se gjatë kontrollit në thertoren e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur  disa parregullsi  ku gjendeshin tri mështjerra të gjalla  pa matrikuj dhe 2.760 kg mish gjedhi pa leje paraprake të inspektoratit të veterinarisë  […]

Këto barnatore janë të hapura, sot pas orës 17:00 në Prizren

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar listën e barnatoreve kujdestare të ditës së sotme, që do të punojnë pas orës 17:00, ku bëjnë pjesë edhe barnatoret në Prizren:

Rasti i fundit me COVID-19 në Prizren është zyrtar i Doganës së Kosovës

Mbrëmë është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në Prizren. I infektuari është një punëtor i Doganës së Kosovës në kufirin e Kosovës dhe Shqipërisë në Vërmicë. Drejtori për Shëndetësi në këtë komunë, Visar Shehu i ka thënë Express se sot janë marrë mostrat e katër zyrtarëve doganorë me të cilët ka pas […]

Korishta në Karantinë, fermerët nuk mund ta dorëzojnë qumështin në qumështore

Oda e Afarizmit ka pranuar të premten një shqetësim nga Qumështoria Sharri e Komunës së Prizrenit pas vendosjes së fshatit Korishë në karantinë, ku si rezultat i këtij vendimi, Qumështorja po e ka të pamundur që të sigurojë qumështin nga fermerët e këtij fshati. Duke e marrë parasysh këtë OAK i është drejtuar menjëherë të […]