26-04-2024

Mes rrobave të dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, i gjendet marihuanë

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është gjetur një sasi e substancës narkotike, e llojit marihuanë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të marten pasdite, trasnmeton Gazeta e Prizrenit.

“Nga Qendra e paraburgimit të Prizrenit është raportuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka sjell rroba dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe janë konfiskuar disa gram substanca narkotike, e llojit Marihuanë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.