Fillon pastrimi i varrezave në Komunën e Prizrenit

Komuna e Prizrenit, nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka filluar pastrimin e të gjitha varrezave në territorin e komunës, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Në njoftim, thuhet se pastrimi ka filluar të bëhet që nga dita e djeshme, duke pasur parasysh që jemi në prag të festës së Bajramit.

“Fillimisht do të pastrohen varrezat e qytetit dhe varrezat në lagjen Arbana. Më pas pastrimi do të vazhdojë në varrezat e fshatrave të Komunës së Prizrenit, sikurse që është paraparë sipas kontratës me kompaninë Ekoregjioni”, thuhet në njoftim.

Pastrimi i varrezave është paraparë të bëhet 2 herë në vit.  / GazetaePrizrenit.net /

Fotografia e Komuna e Prizrenit