09-07-2025

Prizren

GIZ-it i ndahen afro 30 mijë euro për strehimin e refugjatëve nga Shqipëria në Prizren

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e fundit të rregullt, ka miratuar disa vendime. Në njoftim thuhet se janë ndarë mjete edhe për GIZ-in në vlerë prej afro 30 mijë euro, për strehimin e refugjatëve nga Shqipëria në këtë kamp, pas tërmetit të viti të kaluar. “Me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë ndarë […]

Përplasje për ndërtimin ose jo të një objekti shumëkatësh mes monumenteve në ish-zonën “Farmakos” në Prizren

Ministria e Ambientit nuk e ka përfillur vendimin e Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës së Prizrenit rreth një ndërtimi shumëkatësh midis monumenteve historike në këtë qytet. Kjo ministri kishte aprovuar ankesën e biznesit kundër vendimit të Komunës, raporton KTV. Procedura ka vazhduar me dërgimin e lëndës në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore, e cila këtë […]

Aksident trafiku me të lënduar në Randobravë të Prizrenit

Një aksident trafiku me lëndime të lehta ka ndodhur dje në fshatin Randobravë të Prizrenit. Sipas policisë, në njërën nga veturat është lënduar vozitësi nga Shqipëria. “Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete civile me targa vendore dhe drejtues meshkuj shqiptar –shtetas të Republikës së Shqipërisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar […]

Prizren: Prezantohet si zyrtar, por arrestohet nga policia

Një Prizren është arrestuar një person që është prezantuar rrejshëm si zyrtar, raporton Gazeta e Prizrenit. Policia ka njoftuar se ai është arrestuar dje, por nuk ka dhënë hollësi për identitetin e tij. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti  gjatë një kontrolle në trafik është prezantuar rrejshëm si “zyrtar” thuhet në […]

UPZ marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Prizrenit

Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit dhe Komuna e Prizrenit kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja është nënshkruar nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe Kryetari Prof. Dr. Mytaher Haskuka. Përfaqësuesit e dy institucioneve e vlerësuan lartë thellimin e bashkëpunimi ndër institucional. Rektori Temaj e ka falënderuar Kryetarin e Prizrenit për mbështetjen duke theksuar se arritja […]

Prizren: Gjykimi ndaj ish-inspektorit të tregut, dëshmitari thotë se matjen e largësisë së objekteve e bënin përmes shikimit apo Google Maps

Ish-inspektori i lojërave të fatit në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Shemsi Shala ka deklaruar se nuk kanë pasur mjete për matjen e largësisë së objekteve, por se atë e bënin përmes shikimit apo Google Maps, duke shtuar se ia kishte marrë mendja se largësia e objektit të lojërave të fatit me xhaminë, që janë […]

Prizren: Lëndim i rëndë, një person rrahet për spital

Një person është rrahur dhe për shkak të lëndimeve ka kërkuar ndihmë në spital, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, rasti ndodhi mbrëmë rreth orës 18:30, në rrugën “Saraçët” në Prizren. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar është duke pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti ishte sulmuar fizikisht nga një […]

Prizren: Pas prishjes së koalicionit mes VV-LDK, PDK-ja bëhet forca e parë

Me 7 asamblistë ka mbetur Vetëvendosja në Kuvendin Komunal të Prizrenit, pas prishjes së koalicionit me LDK-në. Përkundër kësaj, LDK-ja thotë se nuk e përjashton mundësinë e negociatave me VV-në që bashkë të qeverisin sërish me komunën. Megjithatë, Haziz Hodaj thotë se gjithçka varet nga VV-ja, pasi, shton ai, i kanë bërë të qarta kërkesat […]

Linja hekurudhore Prishtinë-Prizren nuk qarkullon nga viti 2000

Gjendja e infrastrukturës hekurudhore në Kosovës e lënë pas dore, vetëm dy linja funksionale. Nga udhëtimi me tren për në Prizren ka mbetur vetëm kjo këngë. Që nga viti 2000 asnjë tren nuk ka qarkulluar më në linjën hekurudhore Prishtinë-Prizren. Prej pasluftës asnjë udhëtar e asnjë mall nuk është transportuar me tren ndërmjet këtyre dy […]

Prizren: 15 të porsalindur 24-orëshin e fundit

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 14 raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Sa i përket gjinisë kësaj radhe dominojnë femrat, pasi 9 nga foshnjat janë vajza, ndërsa 6 djem. Një lindje ka  qenë gemellare (binjak). Gjatshtë nga lindjet janë “cezariane” me operim. /GazetaePrizrenit.net /