20-04-2024

Prizren: Paraburgim të dyshuarit për sulm seksual

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit për sulm seksual ndaj viktimës femër.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren, Ramadan Koro.

I dyshuari ishte arrestuar me 27 prill dhe me urdhër të prokurorit ishte dërguar në mbajtje.

Tutje, prokurori Koro gjithashtu bëri të ditur se Gjykata e Prizrenit e ka caktuar edhe masën e ndalimit të afrimit ndaj personit të caktuar, ndaj të dyshuarës për sulm fizik ndaj viktimës femër.

E njëjta po ashtu ishte arrestuar më 27 prill, pasi dyshohet se afro një javë më parë, në fshatin Lubiqevë, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor./BetimipërDrejtësi

Lexo edhe :

Arrestohet një person për sulm seksual ndaj një femre në Prizren

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.