16-11-2025

Prizren

Edhe dy raste të reja me koronavirus njëri me vendqëndrim në Korishë

Edhe dy raste të reja janë shënuar me koronavirus në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media, raporton KOHA. Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë nga data 8 shkurt deri më 16 mars në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 263 mostra të dyshimta dhe gjithsej […]

Mjekët: Dilni në natyrë, por mbani distancë

Mjeku i njohur kosovar, Naser Ramadani, është pyetur edhe se a do të duhej qytetarët e Kosovës të dilnin në natyrë. Ai ka rekomanduar të gjithë që të dalin sepse sot është koha e mirë, por duke qëndruar 2 metra larg njëri tjetrit. “Po, ne kemi rekomanduar 2 metra distancë mes njëri tjetrit, ashtu siç […]

Haradinaj kërkon që të bëhet gati Parku Inovativ në Prizren

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria ende nuk ka bërë përgatitjet e duhura nëse gjendja e krijuar nga koronavirusi përshkallëzohet. Ai ka shkruar në Facebook se situata me Covid-19 është në pikën alarmante. “Menjëherë të përgatitet Parku Inovativ Trajnues në Prizren si qendër rezervë për karantinë dhe trajtim mjekësor duke u shërbyer […]

Prizren: Arrestohen pasi hapin kafiterinë dhe pengojnë policinë

Dy persona nuk kanë përfillur masat ndaj Koronavirusit duke hapur kafiterinë e tyre, ndërsa kanë penguar edhe Policinë kur kjo ka tentuar ta pengojë këtë, raporton Gazeta e Prizrenit. Një polic ka marrë lëndime të lehta. Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prizren. “Në stacionin policor, janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të […]

Prizren: Komuna publikon Udhëzimet dhe vendimet e Qeverisë lidhur me Koronavirusin

Komuna e Prizrenit në faqen e saj ka publikuar këtë njoftim për qytetarë: Ministrisa e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, nëpërmjet Inspektoratit të Tregut që vepron në kuadër të saj, ka nxjerrë disa udhëzime për zbatimin e vendimeve të Qeverisë lidhur me situatën e koronavirusit. Në vijim ua përcjellim këto udhëzimet: [1] […]

Ndërroi jetë Fisnik Xh. Kabashi

Sot është ndarë nga jeta Fisnik Xhafer Kabashi.  Ai ka ndërrua jetë pas një sëmundje të shkurtër, ndërsa lajmin e kanë bërë të ditur familjarët dhe miqtë e tij në rrjete sociale. Fisniku ishte një aktivist e vullnetar që ka dhënë kontribut në zhvillimin e kulturës duke ndihmuar  SHKA ’’Agimi’’ dhe jetën publike në Prizren. […]

Koronavirusi: Në Spitalin e Prizrenit dhoma të izoluara në repartin Infektiv

Në  Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren,  janë  marrë  masat për Monitorimin e situatës dhe reagim për Coronavirus, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Referuar përgjigjes për portalin “Gazeta e Prizrenit”,  të Zyrës së komunikimit pranë spitalit,  del se në këtë kontekst është  formuar Grupi  i veçantë  i mjekëve dhe infermiereve për reagim të  menjëhershëm. Në kuadër të masave po ashtu janë  caktuar  6 dhoma […]

Prizreni i boshatisur

Shmangia e lëvizjeve shkaku i Koronavirusit e ka bërë efektin në Prizren. Në këtë qytet, gjatë ditës janë mbyllur kafiteritë dhe lokalet tjera hoteliere, ndërsa këto ndikuar edhe në reduktimin e lëvizjeve, shkruan Gazeta e Prizrenit. Prizrenasit si duket preferojnë të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa vazhdojnë komunikimin përmes rrjeteve sociale. Por,  edhe ata që lëvizin, […]

Prizren: Dezinfektohen objektet e Policisë dhe Zjarrfikësve

Nëpërmjet një njoftimi nga faqja e tij zyrtare në “facebook”, Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë është bërë dezinfektimi I objekteve të policisë dhe atij të zjarrfikësve në Prizren . “ Të dashur qytetarë! Ndër masat për parandalimin e virusit COVID-19 është edhe dezinfektimi. Sot përmes Drejtorisë së Bujqësisë […]

Prizren: Policia e arreston një person, shpërndante propagandë rreth koronavirusit

Policia e Kosovës ka arretur një person në Prizren i cili ka shpërndarë një video propagnadauese me qëllim të përhapjes së panikut tek qytetarët, pas situatës së krijuar nga koronavirusi. “Kemi të ndaluar një person për incizim të kundërligjshëm. Jemi duke e marrë një deklaratë prej tij, sepse dyshohet që ka incizuar fqinjinin e tij […]