25-04-2024

Prizreni prin për mosrespektim të masave të Qeverisë ndaj epidemisë

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prizrenit janë arrestuar 19 persona të cilët nuk kanë zbatuar vendimet e Qeverisë lidhur me pandeminë COVID-19, raporton Gazeta e Prizrenit.

Referuar statistikave del se Prizreni është në krye të listës me të arrestuar, pasi përbën dyfishin e numrit të kësaj natyre, të regjistruar në nivel vendi e që është 30 të arrestuar në Kosovë.

Komunikata e policisë:

• Fsh. Zhur, Prizren 19.04.2020 – 19:10. Është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr. Rrust Kabashi, Prizren 19.04.2020 – 14:00. Janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit nuk iu kishin përmbajtur dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr. Rrust Kabashi, Prizren 19.04.2020 – 14:20. Janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit nuk iu kishin përmbajtur dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr. Adem Jashari, Prizren 19.04.2020-17:11. Janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë takuar me veturë gjatë epidemisë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr. Brigada 123, Prizren 19.04.2020-21:15. Janë intervistuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovar, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Fsh. Shajna, Prizren 19.04.2020 – 16:45. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Fsh. Brod, Dragash 19.04.2020 – 14:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Fsh. Brod, Dragash 19.04.2020 – 14:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr. Mamushë – Suharekë, Prizren 19.04.2020-17:05. Janë intervistuar dy (2) të dyshuar meshkuj kosovar, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.