23-04-2024

Thaçi lirohet nga spitali

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është liruar nga spitali.

Ai po trajtohej në Klinikën e Urologjisë për shkak të problemeve me veshkë.

Këtë e ka konfirmuar për KOHËN një burim brenda Presidencës.

Sipas njoftimit, Thaçi pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor.

Gjithashtu njoftohet se gjendja shëndetësore e Thaçit është stabile.

“Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi”, thuhet në njoftim

Asnjë koment

Comments are closed.