25-04-2024

11 testime të reja në Prizren

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj, Qendra Rajonale e Shëdndetësisë Publike në Prizren, bën të ditur se, ky institucion sot ka vazhduar mostrimin në gjurmim të koronavirusit.

Në Prizren kemi mostruar 11 mostra, kurse në Banjë të Malishevës 8. Nga këto raste, 2 janë testime pas 14 ditësh veteizolimi dhe 6 raste kontakti.

Rezultatet e këtyre testeve do të publikohen pas analizave të dërguara në Laboratorin e Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës./tvprizreni.info

Asnjë koment

Comments are closed.