Grenell sërish mohon të ketë pasur bisedime për shkëmbim territoresh

Emisari special i presidentit amerikan Dponald Trump, ambasadori Richard Grenell ka mohuar të ketë pasur diskutime për shkëmbim territoresh si pjesë e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se një gjë e tillë nuk është diskutuar asnjëherë në takimet që ai ka pasur me zyrtarët e Kosovës dhe ata të Serbisë.

“Nuk ka pasur absolutisht diskutime për shkëmbime territoriale nga unë dhe asnjëherë nuk është diskutuar nga askush tjetër në praninë time. Ne e kemi thënë këtë shumë herë”, ka shkruar Grenell.

Ndryshe, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka akuzuar Richard Grenell se ‘ka rrëmbyer’ dialogun për të arritur marrëveshje të shpejtë dhe të dëmshme me Serbinë