13-09-2025

Prizren

Prizreni me platformë digjitale për transparencë

Sot do të bëhet lansimi i platformës digjitale për pjesëmarrje të publikut, projekt ky i cili është realizuar në Komunën e Prizrenit, me financim të OSBE-së dhe e implementuar nga ana e kompanisë Appdec. Lansimi i këtij projekti do të bëhet në ora 15:00, në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e kryetarit të Komunës së […]

Vdekje e dyshimtë në fshatin Malësi e Vrrinit të Prizrenit

Një preson ka vdekur në fshatin Malësi e Vrrinit (ish-Lubiçevë) të Prizrenit. Rasti ka ndodhur dje, ndërsa policia e ka vlerësuar si  vdekje e dyshimtë. “Është raportuar se në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren nga familjarët është sjellë pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë. Vdekjen  e tij e ka […]

Dy hajnave nga Prizreni nga 3 vjet burgim dhe nga 1.000 euro gjobë

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka dënuar me nga 3 vjet burgim dhe me nga 1000 euro gjobë dy të dyshuar, SH.K., dhe A.B. nga Prizreni, për shkak të veprës penale “vjedhje e rëndë”. Të akuzuarit me iniciale SH.K. dhe A.B. gjykata i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar secilin veç e veç me dënimin […]

Disa prizrenas preferojnë ikjen drejt Kroacisë

“Autobusët që dikur mbusheshin me njerëz që ktheheshin nëpër shtëpi nga puna, tani po largohen të stërmbushur me kosovarë për të gjetur punë  larg shtëpisë”, kështu e fillon rrëfimin Afrimi derisa priste autobusin e linjës Prishtinë-Zagreb nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë. Derisa ndizte një pas një cigaret dhe kryqëzonte duartë, autobusi i linjës së […]

Fillon aksioni për pastrimin e Lumbardhit në Prizren

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Prizrenit sot ka filluar aksionin e pastrimit të lumit Lumbardh dhe largimit të mbeturinave përreth shtratit të tij. Pjesa e lumit e cila do të pastrohet nga mbeturinat do të jetë nga pjesa e Marashit e deri te Parku i Qyteti me një gjatësi prej 2.5 kilometra. Komuna […]

Caktohet mbledhja e Kuvendit të Prizrenit për zgjedhjen e Kryesuesit

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit do të mblidhet të hënën që vjen, në një seancë të jashtëzakonshme, ku pritet zgjedhja e kryesuesit, pozitë të cilën e synon pozita dhe opozita, shkruan  “Gazeta e Prizrenit”. Seanca e parë për këtë vit është thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Në rend dite do të […]

Muhaxheri: Nëse deri të dielën nuk ka marrëveshje, LDK tërhiqet nga negociatat

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe i pari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se nëse deri të dielën nuk arrihet marrëveshja në mes VV dhe LDK-së, partia e tj do të tërhiqet nga negociatat për të lënë të lirë partinë e parë të gjejë alternativa të tjerë për […]

Ky është çifti nga Suedia që u vra sot në Prizren

Durim Hadri dhe Suada Hadri nga Prizreni u gjetën mëngjesin e sotëm të vdekur në shtëpinë e tyre. Ata kishin ardhur para dy ditësh nga Suedia në Kosovë. Policia dhe Prokuroria në Prizren kanë thënë se dyshimet e para nga vendi i ngjarjes janë se çifti është vrarë me armë zjarri, raporton Gazeta Express Kishin […]

PDK në Prizren do të propozojë Sulltan Badallin, kryesues të Kuvendit të Prizrenit

Në takimin e mbajtur në mes të kryetarit të degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj me Grupin e Kuvendarëve të partisë së tij në organin më të lartë legjislativ të komunës, është arritur marrëveshje që, Sulltan Badalli, të propozohet për kryesues të Kuvendit të Prizrenit në seancën e jashtëzakonshme e cila është thirrur për […]

Lirohet nga paraburgimi “Burdushi”

Hysri Peqani, i njohur ndryshe si “Burdushi”, është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, avokati i tij mbrojtës, Asdren Hoxha. “Sot është liruar nga paraburgimi”, tha shkurtimisht ai, duke mos dhënë më shumë detaje. “Burdushi” ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren në muajin nëntor të vitit 2019. Ai ishte dënuar […]