27-07-2024

Ndërron jetë veprimtari i Lëvizjes Kombëtare, Skënder Berisha

Mbrëmë,  pas një sëmundje të rëndë e të shkurtër ka ndërruar jetë veprimtari i Lëvizjes Kombëtare,  Skënder  (Reshit) Berisha,  vëllai i dëshmorit të Kombit   Xhemajli Berisha.

Ishte anëtar i kryesisë së LDK në  Prizren, njëri nga organizatorët e luftës së UÇK-së dhe luftëtar i paepur për liri,

Skënderi që në rininë e tij të hershme,  ishte dalluar dhe veprimtar i palodhur i çështjes atdhetare dhe i Lëvizjes për  Republikën e Kosovës, në vitin 1992  ai zgjidhet  deputet  i Parlamentit të  Kosovës.

Ishte njëri nga nismëtarët në organizmin e armatosur për çlirimin e  Kosovës  dhe  ishte ndër ushtarët e parë të  lirisë  nga  Prizreni, ndërsa ishte angazhuar në  Retijë  e pastaj edhe në  Brigadën 125 të ZOP-it.

Pas çlirimit ishte epror i lartë në  kuadër të  TMK-së në  Prizren.

Varrimi i i tij bëhet sot në orën 12:00,  në  Arbanë të Prizrenit./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.