03-10-2024

Pezullohet legalizimi dhe apostilimi i dokumenteve, shkak koronavirusi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka marrë një vendim të ri, bazuar në masat e Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Përmes një komunikate shtypi është bërë e ditur se është pezulluar përkohësisht legalizimi dhe apostolimi i dokumenteve.

Ndaj këtij vendimi do të kenë përjashtim vetëm rastet emergjente.

Njoftimi i plotë i MPJD-së:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë (Nr.01/07) për marrjen e masave mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19 (Coronavirus), pezullon përkohësisht apostilimin dhe legalizimin e dokumenteve, me përjashtim të rasteve emergjente. Ju bëjmë të ditur qytetarëve se, vlerësohen emergjente vetëm ato raste që kanë të bëjnë me shërim jashtë vendit (dëshmi mjekësore), tërminet e caktuara në ambasadat e huaja në Republikën e Kosovës (dëshmi termini) dhe udhëtimet jashtë vendit drejtë shteteve me të cilat nuk janë pezulluar hyrje-daljet (dëshmi, bileta e aeroplanit dhe të tjera). Vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës vlenë nga data 16 mars 2020 deri më 27 mars 2020. Prandaj, luten të gjithë qytetarët që të kenë mirëkuptim deri në marrjen e një vendimi tjetër.

Asnjë koment

Comments are closed.