16-09-2025

Prizren

Prizren: Aktakuzë ndaj një zyrtareje të MMPH-së për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren (PPTH), ka ngritur aktakuzë kundër H.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas aktakuzës, e pandehura H.K., gjatë vitit 2018 në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat […]

Prizreni sot pritet ta fillojë vaksinimin kundër gripit sezonal

Me qëllim të parandalimit të gripit sezonal, Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, nga sot është paralajmëruar të fillojë imunizimi i kategorive më të rrezikuara të popullatës nga gripi sezonal, raporton Gazeta e Prizrenit. Në njoftimin e komunës, thuhet se imunizimit nga kjo sëmundje do t’i nënshtrohen personat […]

Prizren: Dy javët e fundit numër i njëjtë i foshnjave të porsalindura

Gjatë javës që po lëmë pas në Prizren është regjistruar numër i njëjtë i foshnjave të porsalindura, sikur javën paraprake. Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” kanë lindur 67 fëmijë,  ndërsa për dallim nga java paraprake,  janë regjistruar dy raste të lindjeve gemellare (binjak), shkruan “GazetaePrizrenit.net ”. Këtë javë numri më i madh i […]

Së shpejti do të paguani kur të shkoni në Prevallë, Bogë e Rugovë

Qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë haraç vetëm në Rrugën e Kombit. Shumë shpejt, ata do të detyrohen të paguajnë edhe kur vizitojnë Bogën, Prevallën, Rugovën e parqet e tjera nacionale në vend. Shuma e parave që kosovarët do të duhet të paguajnë për të kaluar tutje laurave për një ditë shkon deri në […]

Tërmet prej 4.8 shkallë të Rihterit përsëri në Durrës

Një lëkundje tërmeti u ndje pak pas mesnatës së sotme, ka goditur Shqipërinë, në orën 00:14. Të dhënat e para flasin për një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter dhe me epiqendër në fshatin Shetaj të Durrësit. Ndryshe, tërmeti i para disa ditëve që ndodhi në Shqipëri la të vdekur mbi 50 persona, derisa […]

Halil Kastrati merr një dhuratë speciale

Humanisti kosovar, Halil Kastrati, ka njoftuar se ka marrë një makinë si donacion. Kastrati përmes Instagram ka njoftuar se veturën ia ka dhënë nga një person nga Tetova. “ Sa human janë shqiptarët. Halil këtë makinë e kam ba nijet me ta dhanë si donacion ty dhe ti ia jep dikujt në kompenzim me ndonjë […]

Prizren: Pushteti dhe opozita, deklarime të kundërta rreth përgatitjeve për dimër

Derisa zyrtarë të Komunës së Prizreni thonë se janë bërë përgatitjet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve, ata të opozitës, theksojnë se shkaku i mosnënshkrimit të një kontrate vështirë se do të ketë pastrim të borës për fshatrat e Vrrinit, Lumës dhe ato të Zhupës, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Komunën e Prizrenit, […]

VV e kthen Haskukën nga ‘ai që ta mbyt korrupsionin’ në atë që ‘i humbi rruga në oborr’

‘Me Myten e mytim korruspionin’, këto ishin dikur fjalët e Liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për anëtarin e kësaj partie, njëherit Kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka. Por sot, një zyrtar i VV’së pati akuza të ashpra ndaj Haskukës, madje për këtë tha ‘se i ka humbur rruga në oborr’, duke i konfirmuar kështu përçarjet e […]

Prizreni të hënën fillon vaksinimin nga gripi sezonal

Me qëllim të parandalimit të gripit sezonal, Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, nga e hëna, 9 dhjetor, do të fillojë imunizimin e kategorive më të rrezikuara të popullatës nga gripi sezonal, raporton Gazeta e Prizrenit. Në njoftimin e komunës, thuhet se imunizimit nga kjo sëmundje do t’i […]

VV si ka fituar zgjedhjet, vetëm ka dalë e para, thotë deputeti Avdyli

Gjatë kohës sa Isa Mustafa dhe Albin Kurti po negociojnë për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 6 tetorit, nga taborët e dy partive nuk po mungojnë deklarata ngacmuese. Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, po vazhdon të insistojë që në zgjedhjet e 6 tetorit nuk ka dalë asnjë parti fituese, dhe se […]