22-10-2025

Prizren

Prizren: Një i arrestuar për dhunë në familje

Një person (k/shkali) është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht gruan. “Konflikti ka ardhur pas një mosmarrëveshje verbale. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net

Prizren: Kërkesat e mësimdhënësve për pagat jubilare dhe shujtën vërshojnë Gjykatën

Mësimdhënësit prizrenas tash e disa muaj përmes gjykatës, kanë nisur realizimin e të drejtës së tyre për marrjen e pagave jubilare dhe kompensimin e shujtës, të paraparë me Kontratën Kolektive në Kosovë. Profesori në pension, Milaim Ilazi, tregon për portalin “Gazeta e Prizrenit” se që dy vjet po përpiqet që pëmes gjykatës ta fitojë të […]

Nisin hetimet ndaj mësuesit që fotografoi nxënësit duke nderuar sulmet e Erdoganit ndaj kurdëve

Nxënës të komunitetit turk në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren, bashkë me arsimtarin e tyre mbështesin presidentin turk Përkrahja për sulmet ushtarake me urdhët të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoganit ndaj civilëve kurdë, nuk u izolua vetëm në Turqi. Mbështjetje atij i erdhi edhe nga dikush në Kosovë. Këtë gjë e bëri Selver Shantir që […]

Vidhenpushkë e revole në Rahovec (Video)

Nuk dihet nëse i morën për t’i shitur ilegalisht, apo për t’i përdorë. Por, persona të panjohur arritën që nga një qendër e qitjes me armë në Rahovec, të marrin dhjetëra pushkë e revole, njofton Klan Kosova. Policia tashmë i ka xhirimet e kamerave të sigurisë dhe po i kërkon grabitësit.

UPZ arrin marrëveshje me Institutin Shqiptar të Sociologjisë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Shqiptar të Sociologjisë. Marrëveshjen e kanë nënshkruar zv.Rektori i UPZ-së, Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, në emër të rektorit Temaj dhe drejtori i ISHS, Prof. Dr. Servet Pellumbi. Marrëveshja parasheh mbështetje të ndërsjellët për realizimin e misioneve të secilit institucion, për të […]

Reagon Këshilli i Prindërve: Mos manipuloni me nxënësit për interesa

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Motrat Qiriazi”, në Prizren mbanin në duar të flamurit të Turqisë. Këshilli këtë veprim e konsideron të papërgjegjshëm nga ata që kanë manipuluar me nxënësit. Këshilli bën thirrje tek secili qytetar i cilësdo […]

Prizren: Komuna reagon për fotografinë e nxënësve me flamurin turk

Komuna e Prizrenit ka reaguar ndaj fotografisë ku nxënës të shkollës “Motrat Qiriazi” shihen duke mbajtur flamurin turk dhe bërë përshëndetjeje ushtarake. Nëpërmjet një kumtese, Drejtoria Komunale e Arsimit ka njoftuar se këtë rast është duke e shqyrtuar hollësisht dhe është në koordinim të plotë me Inspektoratin e Arsimit, për mbledhjen e informacioneve nga terreni. […]

Prizren: Fotografia e nxënësve me flamur turk e përshendetje ushtarake, deklarohen insitucionet

Postimi i një fotografie në rrjetin social facebook nga arsimtari i shkollës “ Motrat Qiriazi”, Selver Shantiri , ku shihet ai me 15 nxënës të klasës së IV-të të komunitetit turk duke bërë përshëndetje ushtarake, ka vënë në lëvizje të hënën drejtorinë e shkollës, atë të Arsimit në Prizren dhe Inspektoratin e saj dhe atë […]

Prizren: Ish-drejtori i komunës kërkon të hudhet aktakuza që e ngarkon për keqpërdorim pozite

Mbrojtja e ish-drejtorit të Drejtorisë së Financave në Komunën e Prizrenit, Ertan Simitqi dhe  zyrtarit financiar, Zenel Ahmetaj, ka kërkuar që të hudhet poshtë aktakuza ndaj tyre, e cila i ngarkon me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Një kërkesë të tillë, mbrojtësit e dy të akuzuarve e kanë bërë në seancën e së […]

Qendra e Thirrjeve në Prizren për 6 muaj pranon 1.400 raportime nga qytetarët

Komuna e Prizrenit ka raportuar se në pjesën e parë të këtij viti ka pranuar mbi 1.400 njoftime, kërkesa e ankesa të qytetarëve nëpërmjet Qendrës së Thirrjeve “Alo Komuna”. Pjesa dërrmuese e rasteve të paraqitura nga qytetarët ka të bëjë me çështjet që ndërlidhen me punën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ndërkohë që në vendin […]