19-04-2024

Prizren: Bie numri i të arrestuarve dhe drogës së konfiskuar

Referuar raporteve zyrtare, si numri i të arrestuarve që kanë ndërlidhje me substancat narkotike si sasia e drogës së konfiskuar, ka shënuar rënie të lehtë këtë vit, pasi shifrat nuk kanë dallime të mëdha.

Mbështetur në raportet e Policisë së Prizrenit, gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, gjithsej 147 persona janë arrestuar si “përdorues” të substancave të ndryshme narkotike, shkruan sot  “GazetaePrizrenit.net”.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i tyre ka shënuar rënie për 6 sosh, pasi më 2018 ishin arrestuar 153 persona.

Si rastin më të veçantë për këtë vit, Policia veçon atë të datës 08 janar 2019, kur në mbrëmje në magjistralen Prizren-Gjakovë, afër fshatit Landovicë, gjatë kontrollit në automjetin “VV Passat” me targa të Shqipërisë, u gjetën dhe sekuestruan afër 30 kilogram marihuanë, 380 euro, 2.260 Lek, 2 telefona.

Sa i përket vitit 2018, rast më i veçantë ishte ai në rrugën “Mentor Krasniqi” në Prizren, kur policia gjeti dhe konfiskoi 12 paketime të mbështjella në qese plastike, të llojit Marihuanë,  me peshë mbi 12.7 kg.

Referuar shënimeve, del së në vitin 2019, Policia ka sekuestruar mbi  90.300 kilogram marihuanë, mbi 25.400 kg hashash,  pastaj 1.196 kg Kokainë, 20.8 gram ekstazy, dhe 666 gram të narkotikëve të tjerë.

Ndërkaq një vit më parë (2018) janë sekuestruar mbi 106.500 kg Marihuanë, 10 kg Kokaine, 209 gram ‘ekstazy’, dhe 9.79 gram substanca tjera.

Zyrtari për informim dhe marrëdhënie me publikun në Drejtorinë rajonale të Policisë, Shaban Osmanollaj, tha për portalin “GazetaePrizrenit.net” se fal shtimit të aktiviteteve policore ka rënie të numrit të arrestuarve dhe sasi me të vogël narkotikësh si marihuanës dhe kokainës. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.