28-04-2024

Dy raste të gjetjes së mjeteve të pashpërthyera në Prizren

Policia ka njoftuar për dy raste të gjetjes së mjeteve të pashpërthyera në Prizren.

Në fshatin Zojz, ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka informuar se duke punuar në ara të tij, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer-granat dore.

Njësia për deminim i FSK-së ka dal në vendin e ngjarjes dhe kanë larguar mjetin pa incidente.

Në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ankuesi mashkull K-Shqiptar për deri sa ishte duke kryer disa punime në një objekt ka gjetur disa mjete të dyshuara shpërthyese. Njësia për deminim i FSK-së kanë konfiskuar municionin, granatën e dorës dhe kanë bërë kontrollimin e objektit në mënyrë të sigurt./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.