16-09-2025

Prizren

Zyrtari për media i VV-së e akuzon PDK-në për fotografim vote në Prizren

Zyrtari për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka akuzuar PDK-në për fotografim të votës në Qendrën e Votimit 2003a përkatësisht në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren. Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë se PDK e kapur në flagrancë, akuzon të tjerët. “Në qendrën e votimit 2003a, në ambientet e SHFMU Abdyl Frashëri […]

Voton Xhemilja, 109 vjeçarja nga Prizreni

Një 109 vjeçare nga Zhuri i Prizrenit, ka hedhur votën e saj me kusht në Prizren. E shoqëruar nga nipi i saj, Xhemile Susuri e kreu obligimin e saj si qytetare e Republikës së Kosovës edhe pse me prejardhje nga Shqipëria./Klan Kosova/    

Ja sa është përqindja e daljes në votime në Prizren

Deri në ora 11 dalja e prizrenasve në votime është afër 9 për qind.  Këtë e ka konfirmuar Nysret Bytyqi, zyrtar i lartë në Komisionin Komuna Zgjedhor. Ai tha për portalin “GazetaePrizrenit.net” se mund të thuhet se shkalla e përqindjes në procesin votues është e përafërt me zgjedhjet e fundit të 2017-tës. “Mund të thuhet […]

PDK në Prizren akuza se Vetëvendosje në këtë komunë po blen vota

Sipas degës së PDK-së në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje “ka filluar me të madhe, madje edhe në mënyrë publike blerjen e votave në Prizren”. Përmes një komunikate për media të kësaj partie, rasti është raportuar në polici, ka ndodhur rreth orës 10:00 në Qendrën e Votimit 2003a, në ambientet e SHFMU “Abdyl Frashëri”, është zënë në […]

Prizren: Policia arreston një person

Në një qendër të votimit në Prizren ka pasur parregullsi, ku një qytetar është shoqëruar në polici. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi I policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. “Është raportuar rasti, janë duke u ndërmarrë të gjitha vendimet konform zbatimit të ligjit edhe në bashkëpunim me Prokurorin”, ka thënë Gashi. Gashi ka bërë […]

Në Prizren proces i rregullt i votimit

Procesi zgjedhor në komunën e Prizrenit nisi normalisht.  Nysret Bytyqi, zyrtar i lartë në Komisionin Komuna Zgjedhor, konfirmoi për portalin “GazetaePrizrenit.net” se materiali i ndjeshëm është shpërndarë me kohë në qendrat votuese, ndërsa sipas informacioneve nga terreni, vendvotimet janë hapur me kohë, në orën 7:00 të mëngjesit. Edhe në shkollat “Abdyl Frashëri” e “Lekë Dukagjini” ndër […]

Prizren: Kryeprokurori paralajmëron se kjo i gjen ata që i keqpërdorin votat

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka treguar për dënimet që do të shqiptohen në rast të keqpërdorimit të votave. Në një lidhje direkte për T7, Shala ka thënë se Prokuroria e Prizrenit ka angazhuar nëntë prokurorë që ta mbikëqyrin procesin zgjedhor në këtë rajon. Shala ka thënë se ata që bëjnë keqpërdorime […]

Çifti nga Prizreni që erdhi nga Gjermania për të votuar

Në Prizren qytetarët janë zgjuar dhe janë bërë gati që të marrin pjesë në zgjedhje. Nga ky qytet mërgimtarët kanë ardhur nga shtete të ndryshme të Evropës për të votuar ditën e sotme. Një çift nga Prizreni kanë ardhur në Kosovë nga Gjermania për të votuar, dhe ata duke e pirë kafen e mëngjesit janë […]

Në Prizren hapet ekspozita “Shkodra, Familja, Kultura, Historia Ime”

Në Hamamin “Gazi Mehmet Pasha” të Prizrenit, sonte në ora 18:00 u hap ekspozita mbi kujtesën kolektive me temën “Shkodra, Familja, Kultura, Historia Ime”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Me këtë rast janë ekspozuar rreth 40 fotografi nga jeta kulturo-artistike në Shkodër, që nga fundi i shekullit XIX deri në vitin 1990. Ekspozita është hapur nga Organizata për […]

Zhduket një vajzë në Prizren

Ditë më parë një grua në rrugën “Mentor Krasniqi” në Prizren, ka njoftuar policinë se vajza i është larguar në drejtim të panjohur. Sipas policisë, nëna shqiptare raporton se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.